Kremrat e rrezitjes, shkaktare të kancerit të lëkurës?

Kremrat e rrezitjes, shkaktare të kancerit të lëkurës?

Hulumtimet më të reja të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Mizuri kanë zbuluar që kremrat për rrezitje mund të bëhen kancerogjene nëse vijnë në kontakt me diellin.

Oksidi i zinkut, i cili është përbërësi kryesor i të gjitha kremrave për rrezitje, është fajtori kryesor për këtë, sepse kur vjen në kontakt me rrezet e diellit ai bëhet kancerogjen. Kur i ekspozohet diellit, oksidi i zinkut fillon një reagim kimik i cili liron radikale të lira. Ato shkatërrojnë qelizat njerëzore ose ADN-në në qeliza. Hulumtimi ka zbuluar që sa më shumë kohë të kalohet në diell aq më i madh është rreziku.

Doktori Jinfa Ma, profesor i kimisë në Universitetin e Mizurit dhe udhëheqës i hulumtimit ka thënë që hulumtimi është ende në fazë të hershme dhe së është ende herët që të nxirren përfundime. “Nevojiten hulumtime shtesë, ky është vetëm hapi i parë”, ka thënë Ma. Ndërkohë, Ma këshillon njerëzit që ende të përdorin kremrat pir të kenë kujdes se për sa kohë i ekspozohen diellit.

Komento