Kremrat nuk ndihmojne te celuliti

celuliti

Njëra nga mitet më të mëdha te gratë është se munden të ballafaqohen me celulitin duke përdorur produkte të ndryshme të kozmetikës që zakonisht ofrohen në treg për kujdesen dhe bukurinë.

Megjithatë, për fat të keq e gjithë kjo është vetëm një trillim i marketingut të mirë. Në fakt, lufta më e vështirë e çdo gruaje është me celulitin, përveç atyre që nuk e kanë, që janë të rralla.

Me celulitin nuk mund të ballafaqoheni me krem. Prandaj, mos harxhoni para kot.

Mos hidhni para nëpër masazhe.

Me ushtrime nuk mund ta mundni celulitin. Ushtroni që të jeni të shëndetshëm.

Celuliti nuk paraqitet vetëm nëse keni shtuar ndonjë kilogram.

Nuk duhet të pini shumë ujë. Ai nuk do t’ju ndihmojë me celulitin.

Liposukacioni ndihmon pjesërisht.

Dhe çfarë ndihmon?

Liposukacioni ultrasonik, por edhe kjo është zgjidhje e përkohshme, sepse, nëse jeni gjenetikisht ashtu në lidhje me celulitin, te një përqindje e madhe e grave ato bëhen te stomaku. Kështu, çfarëdo që të bëni, ai do të përsëritet. Mos u mundoni të ballafaqoheni me celulitin. Në vend të kësaj, ushtroni dhe hani ushqim të shëndetshëm, më shumë që të jeni të shëndetshëm.

Pini çaj të gjelbër për detoksikim të organizmit dhe në fund, mos u fiksoni me celulitin. Ai vetëm do t’jua zvogëlojë besimin tuaj. Bëhuni të lumtur dhe dojeni trupin tuaj sido që të jetë!

Komento