Kripa dhe shqeri ne ushqimin e bebeve

Kripa dhe shqeri ne ushqimin e bebeve

A mund ti shtoj kripe ushqimit te cilin e pregatis per foshnjen time?

Shume prinder jane ne dileme a duhet te kriposin ushqimin te cilin e pregatisin per foshnjen e tyre, sepse frikesohen se mos behet ushqimi i njelmet dhe foshnja per kete mund te mos e haje.
Nje sasi e vogel e kripes mund ti shtohet ushqimit, megjithese nuk ka nevoje per te, sepse nuk do te thote qe foshnja do e haje ushqimin qe e keni

pregatitur per kete.
Prej muajit te tete, mund ti shtoni melmesa nese deshironi ti shtoni shije ushqimit. Gjithashtu, vogelusheve iu pelqen shija e jogurtit apo kosit, nese deshironi mund t`ia shtoni purese nga perimet.

A mund te jete i rrezikshem ushqimi me kripe per foshnja?
Foshnjet e kane organizmin e ndjeshem, ndersa veshket jane me te ndjeshmet dhe ende nuk mund ta perpunojne sasine e madhe te kripes. Sasia e madhe e kripes ne perime, qumesht, apo ushqim mund te demtoje veshket, kjo mund te shkaktoje shtypjen e larte te gjakut, sidomos nese dikush ne familje ka probleme me hipertension.

Cfare sasie e kripes lejohet te konsumohet mbrenda dites?
Shmnagni kriposjen e ushqimit te cilin e pregatisni vetem per femiun. Ne gjashte muajt e pare te jetes, foshnjes i mjafton me pak se 1 g kripe, te cilen e merr nga qumeshti i nenes apo ushqimi i gatshem, ne muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripe, perderisa femijet nga 1 gjer ne 3 vjec kane nevoje me pak se 2 g kripe ne dite.
Nese pregatitni ushqim i cili piqet ne furre, sasia e pergjithshme per tere ushqimin do te duhej te permbaje ne mes te ¼ te luges se kafese dhe nje luge supe. Per supat dhe ushqimet e ziera sasia e lejuar eshte ¼ gjer ne 1 lugez e kafese, natyrisht per tere ushqimin, sepse nuk duhet asnjehere qe femiut ti kriposni ushqimin ne vecanti. Gjithashtu, nese pregatitni per vogelushin pure apo sallate nga perimet nuk keni nevoje qe ti shtoni kripe.

Burimet e fshehta te kripes ne artikujt ushqimore
Qe te mbetet sasia e kripes ne limite te caktuara duhet ti shmangeni kriposjes se ushqimit te cilin e pregatitni per femijet dhe te limitoni sasine e gjerave ushqimore te cilat permbajne sasi te madhe te kripes dhe ne per kete nuk jemi te vetedijshem.
Disa nga keto gjera ushqimore jane: supat dhe pastat e gatshme, picat, delikatesat e yndyrshme, sallamet, ushqimi detit, djatherat, grickat (shkopinjte, krekeret, qipsat), ushqimet instante (dritherat, orizi, knedlat), pure domatesh…
Mbani ne mend qe te kontrolloni dhe te lexoni gjithmone etiketat se cfare permbajtjesh dhe melmesash kane.

A mund te jete sheqeri perberes i ushqimit per foshnja?
Pas vitit te pare te jetes mund ti shtoni sheqer ushqimit te femiut dhe mund ti jepni embelsira. Si fillim jepini peme dhe prodhime nga pemet, marmelata, xhemi, mundesisht te pregatitura ne shtepi, qe nuk permbajne koncentrate, aditive, konzervanse, ngjyra…
Pas vitit te pare, si zevendesim per sheqerin e bardhe mund ta perdorni edhemjalten nese pregatitni embelsira shtepiake.

Cfare sasi te sheqerit lejohen?
Per femiun nga 1 gjer ne 3 vjec lejohet sasia sheqerit prej 4 g (1 luge supe) ndersa per femijet nga 3 gjer ne 6 vjec, 5 g. Perdorimin e embelsirave, cokolatave, biskotave dhe te ngjashme duhet ta limitoni ne 10 g ne dite per femijet nga 1 gjer ne 3 vjec, gjegjesisht 15 g per femijet nga 3 gjer ne 6 vjec.

A eshte sheqeri i demshem per foshnjen?
Embelsirat krijojne karriesin, ndersa me vone edhe trashesine. Femijet nuk kane nevoje per embelsira sikurse te rriturit, per kete me mire eshte qe te mesohen me shije te pemeve, lengjeve natyrale dhe gjerave te cilave nuk duhet shtuar sheqer, sepse nga embelsirat e kendshme mund te refuzoje te haje “ushqim te duhur”.
Sheqerin do te duhej ta shmangni nga ushqimi i femiut sa te jete e mundur, sepse kjo mund ti shkaktoje prishjen e dhembeve (karriesin) ndersa me vone edhe trashesine. Ne vend te cokolatave, me mire pregatitini nje ene me peme te ndryshme, e cila do ti kenaqe nevojen per shijen e embel.

Burimet e fshehta te sheqerit
Duhet te keni kujdes te vecante se cfare gjerash ushqimore bleni, ashtu qe te limitoni konsumimin e sasise se madhe te sheqerit, sepse disa gjera ushqimore permbajne embelsues shtese.
“Sheqeri i fshehur” gjendet ne disa lengje te embel, ne lengje te gazuara, jogurtet per femije, jogurte pemesh, qumeshti me cokolate, pudding. (bebaime)

Komento