HomeUshqim Kripa rrit shtypjen e gjakut dhe largon një metal të rëndësishëmnë Ushqim Në shtetet me industri të zhvilluar konsumohet 10 deri në 20 herë më shumë kripë sesa është e nevojshme, dhe kështu rritet rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi i tepër ti kripës më së shpeshti lidhet me shtypjen e rritur të gjakut, por duhet pranuar që studimet në një numër të madh njerëzish nuk zbulojnë gjithmonë rezultate të njëjta. Megjithatë, pjesa më e madhe e studimeve dëshmon që konsumimi më i rrallë i kripës e ulë shtypjen e gjakut edhe te njerëzit me shtypje të lartë të gjakut, por edhe tek ata pa të. Për këtë arsye njerëzve me shtypje të lartë të gjakut u rekomandohet zvogëlimi i sasisë së konsumuar të kripës, duke pasur parasysh që me zvogëlimin prej rreth 5 deri në 6 gramë në ditë shtypja e gjakut ulet për rreth 10/7 mm Hg, gjë që është e rëndësishme në aspektin klinik. Pasojat e hipertensionit kronik mund të jenë dëmtimet e shumë organeve, mes të cilëve edhe zemra, enët e gjakut dhe veshkat. Vlerësohet që çdo 5.8 gramë të kripës shkaktojnë largimin e 30 deri në 40 gramëve të kalciumit nga organizmi, që është një sasi e madhe, dhe atë jo vetëm për shkak të rrezikut të rritur nga osteoporoza, por edhe për shkak të rritjes së mundësisë së krijimit të gurëve të kalciumit në veshka si dhe gurëve në fshikëzën urinare. PrapaPara Tags: Kripa Komento Anulo Shto Koment
në Ushqim Rreziku nga ushqimi “fast food” Gjithashtu, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm antioksidantë, të cilët gjenden në fruta e perime, prodhojnë …
në Ushqim Ul dozen e kripes te shpetosh nga kanceri Ulja e konsumit të ushqimeve të kripura me tepri si mishi i thatë, buka dhe drithërat e mëngjesit mund të …
në Modë & Estetikë Kripa lufton pikat e zeza dhe papastërtitë Hidhen katër grushte kripë deti e shtypur në mënyrë që të krijohen shumë kokrriza të vogla për të fërkuar …