Home » Shëndetësi » Krizat e paniku, ankthi dhe emocionet

Krizat e paniku, ankthi dhe emocionet

Paniku karakterizohet si një  episod alarmi frike paniku i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore

Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje te trupit te pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht atakët e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike.

Gjithashtu, simptomat mendore emocionale i influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku (panic disorder).

Krizat e panikut janë ndarë ne tre kategori:

1- Krizë paniku spontane: Kriza vjen pa asnjë shenjë paralajmëruese, ditën apo natën. Nuk ka të bëjë me aktivitetet që njeriu është duke bërë në atë moment (mund të jetë edhe duke fjetur). Nuk ka të bëjë me ndonjë provokim të jashtëm apo me ndonjë stimul specifik.
2-Kriza specifike paniku: Këto kriza provokohen nga ndonjë nxitje (stimulus) i frikshëm apo traumatik. Për shembull, njerëzit që kanë frikë të gjenden në mes të një grumbulli të madh njerëzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike të së kaluarës .3-Kriza paniku të predispozuara nga situata të jashtme: Krizat mund të fillojnë në disa situata apo ambiente të caktuara por jo çdo herë që gjenden në ato situata apo ambiente. Për shembull, dikush mund të këtë një krizë paniku kur është duke ngarë makinën, edhe pse nuk kanë ndonjë frikë apo ankth nga kjo situate.

Gjithashtu, jo çdo herë që vizitohen këto ambiente fillojnë krizat. Shumë njerëz që vuajnë nga krizat e panikut tregojnë një frikë të papërmbajtshme sikur do vdesin ose një ndjesi çmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon të ndiejë shenjat e para të panikut (kur nuk është spontan), i erren sytë dhe nuk kontrollon gjymtyrët (këmbët) dhe bie përtokë. Shumë herë vijnë në vete kur trajtohen në urgjence.

Ankthi
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës.

Adrenalina, përgjegjëse për ankthin
Një sëmundje fizike e quajtur hypoglycemia është gjendur të jetë shkaktare për kriza paniku. Ata që vuajnë nga hypoglycemia kanë receptorë defektive për substancën insulinë, gjë që nuk lejon kalimin e suksesshëm të sheqerit në membranën e qelizave. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet shumë, truri dërgon sinjale alarmi në qendrat hormonale duke i sinjalizuar të prodhojnë adrenalinë. e cila është përgjegjëse për krizat e panikut. Tre forma është shfaqja e panikut tek të gjithë njerëzit. Nëse keni përjetuar një formë, nuk është e thënë të mos përjetoni edhe të tjerat, në të treja rastet simptomat janë të kundërta.

Emocionet, shkaktarë të sëmundjeve
Mjekët e vjetër kinez mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë role të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vende më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hov.

Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çrregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt – trup. Dy  herë më të prekura nga krizat e panikut janë femrat, krahasuar me meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës. Ndërkohë që 5 këshilla japin specialistët, me anë të së cilave mund të kuptosh nëse bëhet fjalë për panik, depresion apo emocione. Të gjitha simptomat ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Syri i majtë, kupton emocionet
Syri i majtë ka më shumë kapacitet,në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë. Kjo gjë e veçantë e syrit të majtë u konstatua nga një studim i American Academy of Neurology.

Syri i majtë është i lidhur me “qendrën e emocioneve” të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit,dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë duke vëzhguar fytyrën e tyre. Dy për qind e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku
Rreth 20 vjeç është mosha kur nis të shfaqen krizat e panikut.  Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë.

Krizat e panikut të trashëgueshme
Ka evidencë që krizat e panikut trashëgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sëmundje mund të manifestohet edhe në njerëz pa histori familjare të tillë. Shkaqe të tjera përfshijnë strese të ndryshme, mënyrë mendimi fataliste (njerëzit që bëhen shumë merak për gjëra të ndryshme, sëmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaçe. Shkaqet ekzakte të krizave të panikut ende nuk dihen, por në studime me kafshët janë identifikuar disa pjesë të trurit të cilat bëhen shumë aktive gjatë krizave të panikut. Për ata që marrin trajtim në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnjë efekt negativ pasi mbarohet kurimi.

Shqetësimet
1- Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.
2- Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresion.
3- Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.
4- Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.
5- Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit, rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë./tiranaobserver/

Fatal error: Allowed memory size of 2147483648 bytes exhausted (tried to allocate 1000000000033 bytes) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 395