Kujdes baballarë, ju mund të ndikoni në vdekjen dhe sëmundjen e fëmijës

4

4Mosha, përdorimi i alkoolit dhe faktorët tjerë të stilit të jetës të baballarëve të rinj, mund të shkaktojnë defekte të lindjes te fëmijët, si dhe te gjeneratat e ardhshme, paralajmëron një hulumtim i ri.

Vlerat ushqimore si dhe ambienti hormonal dhe psikologjik nga nëna, tashmë dihet që mund ta ndryshojnë strukturën e organeve, përgjigjen qelizore dhe shprehjen e gjeneve te bebet e saj, transmeton Telegrafi.

Ekipi i këtij hulumtimi është fokusuar në atë se si stili i jetës së meshkujve mund të shkaktojë ndryshime epigjenetike në ADN-në e spermës së tij, e që me kohën ndikon në gjenomin e fëmijëve të tij.

“Studimi ynë tregon se stili i jetës së babait dhe mosha e tij, mund të reflektojnë në molekulat që e kontrollojnë funksionin e gjeneve”, ka thënë Joanna Kitlinska, asistente e profesorit në Universitetin e Georgetown, SHBA.

Në këtë mënyrë, thotë ajo, babai mund ndikojë në defektet e fëmijës, mirëpo edhe në gjeneratat e ardhshme.

Nëse babai është përdorues i alkoolit, kjo mund të shkaktojë që fëmija të lindë me peshë më të vogël se normalja, truri i bebes të jetë më i vogël si dhe funksioni i aftësive njohëse të jetë më i dobët.

Gjithashtu, edhe modeli i të ushqyerit të babait gjatë paraadoleshencës mund të zvogëlojë apo të rritë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare te fëmijët apo nipat dhe mbesat e tij.

Komento