Kujdes këto shenja tregojnë për kancerin e gojës

Kujdes këto shenja tregojnë për kancerin e gojës

Kujdes këto shenja tregojnë për kancerin e gojësSimptomat më të zakonshme të kancerit oral përfshijnë: Puçrra në buzë, mishra, ose zona të tjera brenda gojës, gjakderdhje të pashpjegueshme në gojë dhe mpirje, transmeton “Zeri.info”.

Kanceri i gojës shfaqet si një plagë në gojë e cila shtrihet edhe te buzët, te gjuha, faqet e deri në laring (fyti). Nëse nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet me sukses, kanceri i gojës mund të shndërrohet në fatalitet për jetën tuaj. Por cilat janë simptomat e kancerit të gojës?

Simptomat më të zakonshme të kancerit oral përfshijnë: Puçrra në buzë, mishra ose në zona të tjera brenda gojës, gjakderdhje të pashpjegueshme në gojë dhe mpirje. Po ashtu dhimbje të forta në çdo pikë të fytyrës, gojës ose fytit. Shenjë tjetër është kur shfaqen plagë të vazhdueshme në fytyrë, fyt ose në gojë, plagë të tilla që rrjedhin gjak dhe nuk shërohen me javë të tëra.

Një tjetër simptomë që duhet t’ju shqetësojë është vështirësia në përtypjen e ushqimit ose gëlltitjes si dhe/ose kur keni vështirësi në të folur për shkak të telasheve në gojë. Ngjirja e zërit dhe dhimbjet e fytit janë gjithashtu shenja në dukje të parëndësishme por që duhen pasur parasysh për të qëndruar në gatishmëri që t’i drejtohemi mjekut për të shuar merakun. Edhe ndryshime në zërin tuaj janë për t’u parë. Dhimbje veshi dhe humbje peshe dramatike janë të tjera simptoma shqetësuese. Nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime, kontaktoni dentistin tuaj menjëherë.

Komento