Kujdes! Kjo substancë kancerogjene gjendet në patatina

3

3Bashkimi Europian zhvilloi një studim 3-vjeçar mbi elementet toksike të formuar nga nxehtësia e gatimit.

Në raportin e këtij studimi u deklarua se ekzistojnë 800 elementë të tillë ndër ushqimet e zakonshme që gatuajmë, 52 prej të cilëve me cilësi kancerogjene të mundshme. Një prej tyre është “akrilamidi”, i cili është gjetur të ketë efekt kancerogjen dhe neurodegradues.

Si “mbin” në ushqimin tonë kjo substance? Në të vetmen pike që mund të kenë të drejtë mbështetësit e ushqimit të gjalle nëpër botë, eshët kur behet fjale për akrilamidet që zhvillohen gjatë pjekjes, skuqjes, gatimit në zgare apo thekjes, të ushqimeve me prejardhje bimore, në temperatura të larta. Gjatë gatimit, sheqernat dhe aminoacidi “asparagjininë” ndërveprojnë me njeri tjetrin duke prodhuar ketë substance. Ushqimet me përmbajtje amidoni si patatet, e skuqura dhe patatinat, përmbajnë nivelin me të lartë të akrilamideve, por realisht, çdo ushqim i gatuar mbi 120 grade Celcius mund t’i përmbaje. Edhe kafja i përmban! Ndryshe nga ushqimet e pasura në karbohidrate, ato proteiniket e përmbajnë në sasi me të ulet, edhe pse këto të fundit krijojnë të tjera lloje substancash kancerogjene nga temperaturat e larta, siç janë aminat heterociklike. Ushqimet e pasura në sheqerna si patatet, panxhari, biskotat e thekura dhe krakerat përmbajnë nivelet me të larta (150 – 4000microgram/kg), ndërkohë që të pagatuara ose të ziera përmbajnë sasi minimale. Sipas një studimi të 2008-s, patatinat në treg përmbajnë nivele të akrilamideve, në rastin me të mirë 39 -dhe në me të keqin- 900 here mbi normën e përcaktuar. Fatkeqësisht, patatinat e pjekura në vend të atyre të skuqura, nuk janë me të mira përkundrazi, janë gjetur të përmbajnë 3 here me shumë krahasuar me të parat. Përse akrilamidet quhen “kancerogjene” Në studime laboratorike në kafshe, akrilamidet janë lidhur me zhvillimin e tumoreve të ndryshme pas ekspozimit të tyre në doza të përqendruara. Sipas kërkimeve në njerëz, këto substanca lidhen me kancerin e gjirit me receptor pozitiv ndaj estrogjenit, me kancerin e mitrës pas menopauzës dhe atë të vezoreve. Ato janë gjetur të kenë lidhje gjithashtu edhe me dëmtime neurologjike. Ky fakt na bën të reflektojmë mbi konsumin e tyre nga fëmijët e vegjël, të cilët kanë një sistem nervor me delikat dhe në zhvillim e sipër. Ushqimet e pasura në akrilamide

• Patatinat

• Biskotat e gatshme

• Drithërat e mëngjesit (veçanërisht të tipit “corn flakes” dhe “all-bran”, por kompani të ndryshme kanë nivele të ndryshme)

• Bukët e thekrës, të pjekura të tipit “bake rolls”, krakera, friganja. Buka e thekrës me krunde duket të formojë me pak akrilamide gjatë thekjes krahasuar me bukën e bardhë të zakonshme.

• Bajamet dhe kikirikët e pjekur, gjalpi që përftohet nga kikirikë të pjekur

• Gështenjat e pjekura

• Kafja & kakao, në sasi pak me të vogël përmbajnë akrilamide pasi kokrrat e kafesë dhe kakaos piqen përpara se të bluhen.

Komento