Kujdes me abuzimi e ilaçeve mjekësore

Kujdes me abuzimi e ilaçeve mjekësore

Kujdes me abuzimi e ilaçeve mjekësoreAbuzimi me barna është kur dikush përdor ato kur nuk i ka të përshkruar nga mjeku, ose i përdorin medikamentet e veta në një mënyrë tjetër ose në dozë më të madhe se sa që u ka përshkruar mjeku.

Abuzimi me barna, po ashtu, përfshin përdorimin e ndonjë medikamenti për t’u ndier “high” ose sepse mendoni se do t’ju ndihmojë për të studiuar ose mësuar.

Ekziston një arsye pse medikamentet ose barnat duhet të përdoren sipas përshkrimit dhe udhëzimeve të mjekut. Në të kundërtën ato mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

 

Në fakt, shumë njerëz mendojnë se përdorimi i barnave edhe pa përshkrimin e mjekut, është me pak e dëmshme se sa përdorimi i drogave jo-legale.

Duhet të keni parasysh që, përdorimi ose abuzimi me barna, mund të ketë pasoja dhe efekte shumë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njeriut, kur përdoren në mënyrë të gabuar, ose në doza më të mëdha se sa që ua ka përshkruar mjeku, ose kur përdoren barnat që mjeku i ka përshkruar për dikë tjetër.

Si akuzohen barnat mjekësore ?

Disa njerëz përdorin barna pa përshkrim të mjekut, me qëllim që t’i ndalin dhimbjet, të qëndrojnë zgjuar ose të bien në gjumë më lehtë. Disa të tjerë i përdorin për t’u ndier “high” ose i relaksuar.

Shumica e barnave që akuzohen gjenden në formë të tabletave ose kapsulave dhe abuzuesit i përdorin në mënyra të ndryshme (p.sh e thyejnë tabletën ose kapsulën, e copëtojnë atë, pastaj atë mund ta gëlltitin, nuhatin, tymosin ose ta tretin atë dhe ta injektojnë).

Pse është gabim të përdoresh barna ose medikamente pa përshkrim të mjekut?

Është fakt se përdorimi i çdo medikamenti, përmban në vete edhe disa efekte anësore, të cilat në disa raste janë shumë serioze.

Megjithatë, janë mjekët ata që i kanë parasysh dobitë dhe rreziqet e përdorimit të çdo medikamenti tek secili pacient, para se t’i bëhet përshkrimi.

Ata i kuptojnë efektet e çdo lloj medikamenti në organizëm, duke marrë parasysh formën, dozën, efektet e mundshme anësore dhe potenciali që ka secili medikament për të krijuar varësi tek pacienti, etj.

Personat që abuzojnë me medikamente, mund të mos jenë të vetëdijshëm se si këta faktorë mund të ndikojnë tek ta dhe se shpeshherë këto medikamente kanë edhe pasoja dhe efekte tjera, përveç efektit që ata dëshirojnë të arrijnë.

Komento