Kujdes me antibiotikë

Kujdes me antibiotikë

Fëmijët ndikohen shumë shpejt nga ndryshimet e temperaturave duke u bërë të sëmurë. Ndërkohë që qëndrimi në ambiente të mbyllura lehtëson daljen në pah të sëmundjeve dhe përhapjen e tyre dhe ndikon negativisht në shëndetin e fëmijëve.

Shumica e infeksioneve që shfaqen tek fëmijët lidhen me viruset dhe në këta lloj rastesh përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm. Familjet fillojnë të përdorin antibiotikët sa herë që i sëmuren fëmijët. Por nuk duhet harruar se antibiotikët të cilët nuk merren në dozën dhe kohën e përcaktuar shkaktojnë më shumë dëm se dobi.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë sëmuren më shumë nga infeksionet e fytit dhe bajameve. Ndërsa mos kurimi i infeksionit të veshit mund të shkaktojë sinozit, krijimin e abcesit në bajame dhe infeksione në gjëndrat e qafës dhe limfatike. Rreziku më i madh nga infeksioni i veshit, kur nuk kurohet , është mundësia e shfaqjes së reumatizmit së zemrës dhe një sëmundjeje të veshkave të quajtur ‘akut glomerulonefrit’. Për të mos infektuar fëmijët e tjerë, fëmijët e sëmurë nuk duhet të dërgohen në shkollë të paktën 24 orë pas fillimit të antibiotikëve. Për të përcaktuar diagnozën e infeksioni të veshit të shfaqur me shenja si ftohje, dhimbje veshi dhe temperature duhet kontrolli i një specialisti.

Higjena e durve është rruga më e mirë për të parandaluar infeksionet e shkaktuara nga mikroorganizmat. Vetëm përdorimi i sapunit apo higjiena e duarve pakëson dhe shkurton kohën e sëmundjes me 34 % të infeksioneve të lëkurës, 55 % të sëmundjeve të diarresë, 50 % të pneumonisë. /Telegrafi/

Komento