Kujdes me antibiotikët te fëmijët!

Kujdes me antibiotikët te fëmijët!

Kujdes me antibiotikët te fëmijët!Antibiotikët shpëtojnë jetë, por ekspertët tërheqin vërejtjen se prindërit janë duke u dhënë tepër shpesh (shpesh pa nevojë) antibiotikë fëmijëve të tyre.

Një studim i bërë tash vonë në Amerikë ka treguar se, përdorimi vend e pa vend i antibiotikëve në fëmijëri, shoqërohet me mbipeshë në moshë të rritur. Ekspertët nga Shkolla “John Hopkins” për shëndet publik

(JHSPH), studimi i të cilëve është botuar në revistën “International Journal of Obesity” kanë përcjellë 163.620 fëmijë të moshës nga 3 deri 18 vjet, në periudhën midis viteve 2001 dhe 2012.

Me shikimin e kartelave shëndetësore, kanë konstatuar se 20% të fëmijëve kishin përdorë antibiotikë shtatë a më shumë herë para moshës së tyre 15-vjeçare, gjë që manifestohej me një dallim në peshë krahasuar me fëmijët e tjerë. Dihet se antibiotikët çrregullojnë florën e zorrëve, respektivisht ndryshojnë mënyrën sesi absorbohen materiet ushqyese, duke nxitur edhe mbipeshën.

Komento