Kujdes me disa ushqime gjatë muajit të Ramazanit

Kujdes me disa ushqime gjatë muajit të Ramazanit

Kujdes me disa ushqime gjatë muajit të Ramazanit Në muajin e Ramazanit, ata të cilët agjërojnë duhet të kenë kujdes me ushqimet të cilat do t’i konsumojnë.Ngrënia në dy vakte, temperaturat e larta si dhe mungesa e ujit gjatë ditës, mund të sjellin disa probleme për organizmin.

Prandaj më poshtë do të gjeni disa këshilla për ushqim kundër problemeve të shëndetit gjatë muajit të ramazanit e të cilat janë të rekomanduara nga mjekët.

Uji

Këshilla e parë që japin mjekët është pirja e ujit. Në mbrëmje dhe në mëngjes një besimtar mysliman duhet të pijë 7-11 gota ujë, në mënyrë që trupi të mos ketë nevojë për lëngje. Nuk këshillohet që uji të zëvendësohet me kafe apo lëngje të tjera pasi nuk e plotësojnë siç duhet nevojën që ka organizmi për të pirë ujë. Për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme këshillohet që të konsultoheni me mjekun. Trupi i një njeriu mund të mbijetojë me javë të tëra pa ushqim, por nuk mund të durojë për shumë gjatë po konsumuar ujë. Mjekët sugjerojnë që të pini një sasi të madhe uji kur hani ushqim në darkë dhe në mëngjes. Në mëngjes këshillohet të pini 8-12 gota ujë.

Ushqimi

“Do të ishte mirë të filloni mëngjesin ose darkën me një pjatë lëng mishi, supë, perime të ziera etj, sepse nëse filloni të hani më ushqime të rënda, atëherë stomaku do të ngopet shpejt dhe ju nuk do keni më uri. Kjo do të sjellë shqetësime gjatë ditës, për të duruar pa ujë dhe ushqim”, – thonë mjekët. Gjithashtu këshillohet që të hani ngadalë, duke e përtypur mirë ushqimin, në mënyrë që stomaku ta ketë më të lehtë për ta tretur. Gjatë dy vakteve ushqimet që hani duhet të kenë patjetër proteina dhe kalcium, pasi rritin rezistencën e trupit në temperatura të larta.

Ushqimet që këshillohen janë: Mishi, qumështi, dathi, kosi, vezët, perimet, sallata jeshile, brokoli etj. Po kështu duhet të hani arra, bajame, lajthi etj, pasi është vërtetuar që rritin energjinë e trupit të njeriut, sidomos në raste kur nuk hani shpesh. Frutat e thata përmbajnë lëndë ushqyese dhe mbrojnë personat që vuajnë nga zemra dhe nga mëlçia. Të agjërosh, nuk do të thotë të hash gjithçka në dy vakte, duke anashkaluar frutat, drithërat, perimet dhe produktet e tjera të sezonit. Këto produkte duhet ti hani dhe për të mos shtuar në peshë, duke qenë se trupi nuk është mësuar për 11 muaj që të tretë një sasi të madhe ushqimi në dy vakte.

Në fund vjen ëmbëlsira që në duhet të konsumohet patjetër. Menjëherë pas iftarit, mjekët dhe dietologët këshillojnë që besimtarët të konsumojnë një ëmbëlsire si, kadaifi, torta etj, por pa harruar akulloren dhe ëmbëlsirat me fruta. Gjatë muajit të Ramazanit nuk është e rekomanduar ngrënia e ushqimeve pikante, të kripura dhe me erëza, pasi këto mund të shkaktojnë dehidratim gjatë ditës. Mjekët këshillojnë që të mos shmanget syfyri i mëngjesit, pasi në këtë mënyre përgatitet dhe trupi për të përballuar një ditë të gjatë dhe me temperatura të larta, sidomos tani gjatë muajve të verës.

Këshilla

LEXO EDHE
Fruti magjik që lufton infeksionet, plakjen dhe kancerin (Foto)
Gjatë muajit të Ramazanit nuk duhet të qëndroni pasiv, përkundrazi. Pavarisisht se ju mund të mendoni se shmangni lodhjen dhe kjo sjell dhe dëshirën për të mos pirë ujë, mjekët këshillojnë që të jeni aktiv, duke dalë shëtitje ose të merrni me aktivitete të tjera të lehta. Lëvizja shërben dhe për gjendjen psikologjike të njeriut, i cili nuk mendon gjatë gjithë kohës për ushqimin por përqendrohet dhe në aktivitete të tjera. Dhe në fund, këshillohuni me mjekun për çdo shqetësim që keni dhe mos anashkaloni asnjë dhimbje apo problem në trupin tuaj.

Çfarë duhet të hani:

Qumësht

Mish

Kos

Djathë

Perime

Fruta

Arra

Bajame

Lajthi

Vezë

Sallatë jeshille

Borkoli

Lakra

Supë

Ëmbëlsira

Komento