Kujdes me muzikën e lartë, humbni dëgjimin

Kujdes me muzikën e lartë, humbni dëgjimin

Të dëgjosh muzikë me Mp3, mund të jetë më e dëmshme nga sa mendohet. Pas alarmit të publikuar në vitin 2006 nga mjekët amerikanë, një studim i fundit i përbashkët nga Universiteti i Miçiganit dhe Kalifornisë, konfirmuan frikën e ekspertëve.

Studimi tregoi se dëgjimi i muzikës me tone të larta nga të rejat dhë të rinjtë, jo vetëm ka tendencë t’i dobësojë dëgjimin, por përbën rrezik për humbjen e tij. Me kalimin e kohës, zhurma mund të dëmtojë qelizat e veshit të brendshëm që të transformon valët e sinjalet elektrike në tru.

Për të demostruar testet e tyre, shkencëtarët amerikanë kanë testuar dëgjimin e 4,500 njujorkezëve, përdorues të rregullt të transportit publik, duke zbuluar – jo çuditërisht – që 10% e kampionit kishte përjetuar nivele të larta të shqetësimit të shkaktuara nga autobusi dhe zhurmës së rrugëve në përgjithësi.

Por jo më pak u zbulua se burimi kryesor i shqetësimit të tyre, ishte nga muzika e luajtur nga Mp3.

Komento