Kujdes me përdorimin e klorit në pastrim!

Kujdes me përdorimin e klorit në pastrim!

Ashtu siç mund të dëmtojë sipërfaqet dhe rrobat ashtu mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek përdoruesi. Specialistët pohojnë se kontakti i klorit me sytë shkakton dëmtimin e shtresës korneada të syrit dhe në të njëjtën kohë mund të shkaktojë dhe reaksione të rënda alergjike.

Kur thithet era e tij mund të dëmtohen bronket dhe mushkëritë. Të sëmurët me astma këshillohen të qëndrojnë larg klorit. Përdorimi i tij nga ky grup të sëmurësh mund të lindë kriza të forta astmatike.

Edhe tek personat që nuk vuajnë nga ndonjë alergji mund të bëhet shkak i shfaqjes së parë të saj. Për të parandaluar efektet negative të klorit specialistët na paralajmërojnë me disa këshilla:

Çfarë është klori?

Pjesa më e madhe e tij përbëhet nga uji dhe sodiumi hipoklorit. Në të gjenden dhe silikate dhe lënda kimike EDTA e cila shërben për të mbajtur bashkë jonet e hekurit (Fe++) , magnezit(MN++) , nitritit (N02-) dhe sulfitit të hidrogjenit (H2S). Tek disa lloje mund të përdoret edhe esencë për t’i dhënë erë të këndshme.

Si duhet të përdoret kur lajmë rrobat?

Futini rrobat në klor para se t’i lani. Përdorni gjithnjë ujë të ftohtë për të penguar dëmtimin e rrobave. Tregohuni pak koprracë në përdorimin e klorit. Një sasi e madhe klori mund t’i dëmtojë rrobat tuaja. Në vend të kësaj shtoni kohën e lënies së rrobave në klor. Asnjëherë mos i lini rrobat më shumë se 1 orë në ujin me klor

Komento