Kujdes mos flini pa e pastruar grimin

Kujdes mos flini pa e pastruar grimin

Kujdes mos flini pa e pastruar griminEpo pranojeni, një herë apo më shumë, të gjithëve u ka ndodhur.

Disa sepse nuk i mbanit dot më sytë hapur, ca sepse ajo gota e fundit e verës edhe mund të kursehej…me t’u kthyer në shtëpi, gjëja e vetme që keni bërë, ka qenë të shtriheni.

“E ç’të keqe mund të sjellë!?” – do keni thënë ashtu nëpër gjumë dhe jeni kujtuar vetëm të nesërmen që toni i syve ishte ende aty.

Në të vërtetë, sikur të ishit pak më të kthjellët kur e keni pyetur veten, as që mund ta imagjinonit se sa probleme mund të sjellë grimi, gjatë natës, në fytyrë.

Përveç grimit, në fund të ditës, në fytyrë, akumulohen bakteret e pluhurat që ndotin lëkurën. Gjithë papastërtitë që mblidhen në epidermë, bëjnë të mundur krijimin e puçrave por mbi të gjitha, nuk lejojnë fytyrën të marrë ‘frymë’.

Nëse është e pastër, gjatë natës, lëkura ka mundësi të ‘rimëkëmbet’ dhe të përthithë vlerat e kremit të natës por, nëse nuk e pastroni, gjithçka do t’ju kthehet kundër. Rrudhat, do të jenë një tjetër shenjë e dukshme e papastërtive, shkruna Living.

Komento