Kujdes mos hani mishin e pulës nëse i vëreni këto shenja

mishi

mishiNjë grup aktivistësh për mbrojtjen e kafshëve ju rekomandojnë të mendoheni dy herë para se të konsumoni fileton e pulës.

Aktivistët në organizatën “Compassion in World Farming” kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me një fenomen të quajtur “vijat e bardha”, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto.

Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, i publikuar tek revista italiane” Animal Science”, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave.

Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike.

Një tjetër studim i ndërmarrë në të njëjtin vit arriti në të njëjtin konkluzion.

A) Vijëzim normal, b) vijëzim i moderuar, c) vijëzim jashtë normave

Mund t’i keni vënë re këto shenja tek filetot e pulës.

Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti Arkansas dhe Texas A&M, në SHBA, ky fenomen është përhapur shumë këto vitet e fundit, ku në 285 pula të testuara, 96% e tyre i kishin këto vija të bardha.

Sipas ekspertëve, këto shenja formohen pasi fermerët u injektojnë pulave antibiotikë që të rriten sa më shpejtë.

Ata theksojnë se nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve, megjithatë këto pula nuk i kanë vlerat ushqyese si pulat e rritura normalisht.

Mishi i pulës është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitaminat B, hekur, vitamina B12, shumë të rëndësishme për organizmin.

Komento