Kujdes mos konsumoni Paracetamol

Kujdes mos konsumoni Paracetamol

Kujdes mos konsumoni ParacetamolParacetamoli është ndër emrat më të njohur në mjekësi dhe shumë njerëz varen nga ai për të parandaluar ndjenjat e dhimbjeve.

Sidoqoftë, disa studime të fundit, veçanërisht një i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Ohio kanë zbuluar se paracetamoli e ndalon dhimbjen, por gjithashtu edhe kënaqësinë.

Ky është ende efekt anësor i panjohur që rezulton në konsumimin e hapit çdo ditë, gjë që e bën pacientin të ndjehet emocionalisht i ngurtë.

Ky studim është kryer me ndihmën e një numri të madh të vullnetarëve që kanë konsumuar 100 gramë paracetamol, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij studimi ishte zbuluar se subjektet që kishin konsumuar paracetamol kishin pasur përgjigje më të dobët kur ishin ballafaquar me fotografi të cilat sjellin kënaqësi dhe disa tjera që bëjnë të zemëroheni.

Pas 60 minutave pritje që ilaçi t’i ketë efektet e veta, 40 fotografi ishin prezantuar tek pjesëmarrësit e studimit.

Ata ishin pyetur nëse kishin ndjenja pozitive apo negative ndaj fotografive.

Personat që kishin konsumuar paracetamol i kishin cilësuar fotografitë të jenë më pak ekstreme krahas atyre që nuk kishin konsumuar paracetamol, por vetëmplacebo.

Prandaj, qoftë nëse kishin qenë fotografitë pozitive apo negative, pjesëmarrësit që kishin marrë paracetamol kishin pasur reagim më të vogël krahas atyre që nuk e kishin marrë hapin.

Pra, paracetamoli mund të sjell shumë përfitime tek konsumuesit, por gjithashtu dozat e përditshme mund të shkaktojnë ngurtësi emocionale dhe dëme në mëlçi si pasojë e overdozës.

Komento