Kujdes : Mos u jepni sheqer fëmijëve deri në 2 vjeç

sheqer

sheqerVazhdon “beteja” ndaj sheqerit.

Sipas një studimi shkencor të publikuar në “American Heart Association”, duhet që të ndalohet plotësisht përdorimi i sheqerit te dietat e fëmijëve deri në 2 vjeç.

Në këtë moshë ky ushqim nuk është i nevojshëm dhe për këtë është mirë të mos mësohen me sheqerin, duke qenë se preferencat e shijeve zhvillohen që në muajt e parë të jetës.

Nga ana tjetër, për ata nga 2 deri në 18 vjeç, për sa i përket sasisë është e këshillueshme të përdoren jo më shumë se 25 gramë ose afërsisht 100 kalori.
Kini kujdes se flitet për sheqerin e shtuar, i cili mund të merret nga pijet e ndryshme, karamelet, ëmbëlsirat, koset e ëmbla të frutave apo nga produkte të tjera me sheqer.

Edhe pse mund të duket i padëmshëm, në të vërtetë sheqeri është potencialisht i dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve. Ai mund të shkaktojë shqetësime kardiake, rrezik për obezitetin, rritje të presionit të gjakut e gjithashtu rezistencë ndaj insulinës duke çuar në diabet të llojit 2.
Konsumimi i të tilla produkteve redukton interesin e fëmijëve ndaj ushqimeve të shëndetshme si frutat, perimet, mishi apo peshku.

Komento