Kujdes nëse keni këto shenja, ja çfarë tregojnë

Kujdes nëse keni këto shenja, ja çfarë tregojnë

Kujdes nëse keni këto shenja, ja çfarë tregojnëInfeksionet parazitare janë shumë të zakonshme te njerëzit.

Ato mund të zhvillohen nga shumë faktorë si ndotësit e mjedisit, ushqimet e shpejta, ushqimet e kripura etj, shkruan shendeti.com.

Simptomat që tregojnë për praninë e infeksioneve parazitare:

Lodhje kronike: thuajse gjithmonë infeksionet parazitare shoqërohen me lodhje kronike. Natyrisht që kjo shenjë duhet të shoqërohet edhe me simptoma të tjera që do t’i përmendim më poshtë.

Probleme me lëkurën: disa nga llojet e infeksioneve parazitare japin shenja në lëkurë. Ato çojnë në reaksione alergjike si gunga të kuqe, ekzemë, skuqje, ënjtje, kruarje të lëkurës etj.

Luhatje të peshës: sipas hulumtimit të dr Penn State, infeksionet parazitare ndikojnë ndjeshëm në normën metabolike. Shpesh infeksionet parazitare ju çojnë në shtim në peshë.

Anemia: sipas një studimi të kryer nga Healthline, u gjet se një përqindje shumë e lartë e personave që vuajnë nga anemia ishin të prekur nga infeksionet parazitare.

Vështirësi në tretje: infeksionet parazitare shkaktojnë irritim të zorrëve, irritim të stomakut, vështirësi në tretje, dhimbje barku, krimba zorrësh, ndjesi gazrash në bark etj.

Komento