Kujdes nga rënia e shpejtë në peshë!

Kujdes nga rënia e shpejtë në peshë!

Asnjë produkt ushqimor nuk bën mrekullira i vetëm dhe asnjë produkt ushqimor nuk të sëmur i vetëm. Ushqyerja e ekuilibruar dhe të ngrënit pa ndalesa është çelësi i vetëm i mosmarrjes së kileve të tepërta dhe qëndrimit në formën e dëshiruar.

Mund ta keni dëgjuar shpesh fjalinë “a mund të mos gëzohemi përballë kileve që ikin shpejt?” dhe ju është dukur krejt normale megjithëse dobësimi i shpejtë nuk është fare i shëndetshëm.

Ju kuptoj mire, dëshironi të dobësoheni menjëherë, ndiheni të rëndë dhe kërkoni të shpëtoni prej tyre. Ndoshta nuk dilni as para pasqyrës për shkak të peshës suaj të tepërt.

Tani dilni pak para pasqyrës dhe përballuni me veten duke e pare atë drejt e në sy dhe mendoni për sa kohë, sa vite, sa muaj, javë apo ditë i keni marrë këto kile. A ju mjafton një kohë kaq e shkurtër për t’u bërë elegantë? Mund të mendoni edhe kështu, në gojën tuaj keni pesë dhëmbë të prishur dhe këto janë krijuar nga moslarja e rregullt e dhëmbëve.

Tani kërkoni që brenda një jave të përmirësoni dhëmbët duke i larë çdo ditë. Le të themi që shkuat te dentisti dhe mbushët dhëmbët e prishur por nuk vazhdoni t’i lani ato rregullisht. A nuk do të prishen përsëri ato? Ja pra kështu është dhe procesi i shëndoshjes dhe dobësimit tek ju. Krahas kësaj tek dietat e rrepta me anë të të cilave synohet rënia e shpejtë në peshë do t’ju presin shumë ndalesa që dëmtojnë shëndetin tuaj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rënia më e shëndetshme në peshë përbëhet nga 500 gr në javë ose 4-6 kg në muaj, me anë të një diete të shëndetshme. Në vend të dietës duhet të riorganizohet mënyra e ushqyerjes, në vend të objektivave afatshkurtra të përvetësohen objektiva dhe ndryshime që duhet të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Programet afatshkurtër nuk janë të mjaftueshëm për një ndryshim të përhershëm të sjelljes dhe zgjedhja e duhur është një plan ushqyes i cili nuk prish jetën sociale të personit.

Në vend të fjalëve “ose dobësohem mire ose hiç” të përdoren fjalët “do të ishte mire ta provoja”. Të mos preferojmë këndvështrime pesimiste por ato me nota optimiste. Mendime të tilla të ndihmojnë të kalosh një proces dobësimi të shëndetshëm.

Dietat me pak kalori dhe shumë proteina janë përdorur për herë të parë në vitin 1863 nga Banting për të kuruar sëmundjen e diabetit. Në dieta të tilla mund të vihen re shpesh efekte anësore si dhimbje koke, përzierje, diarre, lodhje. Këto dieta nuk këshillohen shkencërisht sepse mundësojnë një dobësim të shpejtë por jo të përhershëm dhe rrezikojnë personin më pas duke u shëndoshur edhe më shumë.

Në dieta të tilla njeriu mund të gëzohet sepse me një konsumim të pakët karbohidratesh dhe humbjen e ujit të përjetuar ditët e para dobësohet lehtë por ky dobësim nuk është i shëndetshëm. Kur trupi nuk merr karbohidrate (të paktën 50 gr në ditë = me 3-4 feta buke) muskujt mund të përdoren për plotësimin e kësaj nevoje . Kur dobësohesh 1 gr muskul i humbur është i barabartë me hedhjen e 2,7 gr uji nga trupi. Por një dobësim kaq i shpejtë është i rrezikshëm për të gjitha qelizat.

Të dobësohesh pa vënë pengesa sjell një dobësim të qëndrueshëm . Kur bëni dietë përpiquni të bëheni perfektë dhe një shkelje e vogël e dietës ju bën të ndiheni fajtorë. Kjo mundëson uljen e performancës së personit duke e nxitur atë të heq dorë nga dieta.

Si përfundim të gjitha kilet e dhëna rikthehen edhe një here tek ti. Përkundrazi personi që zbaton dietën më të suksesshme mund të bëjë gabime dhe duke marrë parasysh faktin që çdo njeri ka ditët, javët madje edhe muajt e këqij ai mund të drejtojë dietën me sukses. Në vend të dietës të pranohet mendimi “ushqyerje e ekuilibruar dhe e matur”.

Ju gëzon më shumë nuk ju privon nga shumë gjëra mund të zbatohet në çdo vend servir këshilla praktike dhe të qëndrueshme mbron ushqyerjen e mjaftueshme dhe të shëndetshmen nuk pret mrekullira nga asnjë produkt dhe nuk fajëson asnjërin edhe ushqimi më i shëndetshëm mund t’ju dëmtojë nëse hahet shumë, e rëndësishme është të ruhet “masa” .

Të mësosh të ushqehesh në mënyrë të ekuilibruar dhe pa ndalesa është çelësi i mosmarrjes së kileve dhe qëndrimit në formë. Nëse konsumoni çdo gjë në masën e duhur nuk ekzistojnë as ndalesa e as fajtorë…

Më parë mund të keni provuar dieta të suksesshme ose jo. Të dy provat janë shumë të rëndësishme për ndryshimin e sjelljes, provoni të shkruani ndjenjat tuaja. Nëse dëshironi të dobësoheni për të ruajtur shëndetin përpiquni të mos qëndroni pa ngrënë sepse një gjendje e tillë mund t’ju nervozojë dhe mërzisë.

Heqja e bukës.
Kalimi i vakteve, ushqyerja një ose dy here në ditë
Të qëndrosh i uritur me mendimin “ose të gjithën ose asgjë”
Zbatimi i dietave që përmbajnë një produkt ushqimor
Të ushqehesh vetëm me lëngje
Të praktikosh dietat popullore

Komento