Kujdes pelenat “Pampers” kancerogjene?

pampers

pampersSipas një studimi në Francë të “Association Santé Environnement France”, pelenat “Pampers” përmbajnë derivate nafte, të klasifikuara nga Bashkimi Evropian si lëndë kancerogjene.

Nuk bëhet fjalë për pelena të thjeshta, por për një nga firmat mbizotëruese në treg. Studimi u publikua në “Le Parisien” më 25 tetor, dhe sipas tij, përbërësit përdoren për t’i bërë pelenat më pak të irritueshme për lëkurën e bebeve.

Problemi është se substancat e konsideruara si hidrokarburore policiklike aromatike “PAH” klasifikohen si kancerogjene në kategorinë 1B në përputhje me Aneksin ligjor VI neni.1272 / 2008 i Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 16 dhjetorit 2008.

Lajmi i mirë është se përqëndrimi i PAH-it është i ulët, aq sa për t`u toleruar nga BE-ja. Studimet e ASEF-s tregojnë se “Pampers” përmbajnë 0.2 mg/kg të lëndës dhe limiti i EU-së është 0.5 mg: “Lodrat, përfshirë ato për aktivitete dhe artikuj për kujdesin e fëmijëve nuk duhet të dalin në treg, nëse përbërësit që kanë kontakt direkt, të zgjatur e të vazhdueshëm, ose dhe që zgjat pak me lëkurën njerëzve, ose me gojën në kushte normale, ose të parashikueshme në mënyrë të arsyeshme për përdorim dhe që përmbajnë më shumë se 0.5 mg/ kg në një nga substancat e listuara të PAH-it”.

Komento