Kujdes sheqeri, më i rrezikshëm se droga

sheqKujdes sheqeri, më i rrezikshëm se droga

sheqKujdes sheqeri, më i rrezikshëm se drogaEkspertët holandezë paralajmërojnë se ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të shiten me etiketë paralajmërimi për efektet e dëmshme të tilla si ato te cigaret.

Ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të shiten me etiketë paralajmërimi për efektet e dëmshme të tilla si ato në kutinë e cigareve, konsideron eksperti kryesor mjekësor holandez dhe kreu i Shërbimit Shëndetësor të Amsterdamit, Paul van der Velpen, transmeton “Zeri.info”.

Ai dhe shumë shkencëtarë bien dakord se sheqeri është droga më e rrezikshme e sotme, kryesisht për shkak se ai është lehtë i disponueshëm, konsumohet në masë të madhe dhe njerëzit aspak nuk janë të vetëdijshëm për ndikimin e tij.

“Edhe pse paralajmërimet në lidhje me dëmet e sheqerit duken të tepruara dhe të shtrënguara (acaruese), sheqeri si drogë vret më shumë njerëz sesa të gjitha substancat tjera së bashku” – thekson Velpen.

Ai citon studime të ndryshme që vërtetojnë efektet e dëmshme të sheqerit si diabeti, sulmi në zemër, trashja, madje edhe karcinomë.

Gjithashtu, studimet vërtetojnë se sheqeri si çdo varësi tjetër është infektiv dhe se në të zvogëlohet toleranca në kuptimin e ndjenjës së shijes dhe rrit dëshirën për sasi më të mëdha.

Komento