Kujdes valët e fushës elektromagnetike kur flini!

Kujdes valët e fushës elektromagnetike kur flini!

Shumë pajisje elektronike rrezikojnë shëndetin e njeriut për shkak të valëve elektromagnetike që lëshojnë.

Sipas Qendrës për Mbrojtjen Ndaj Rrezeve të Pajonizuara, të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumë pajisje elektronike si makina tharëse e flokëve, batanija elektrike, ngrohësi i ujit, hekuri, mikrovala, seti muzikor dhe televizori krijojnë fushë elektromagnetike.

Vlera e fushës elektronike të përcaktuar nga kjo qendër është 41 Vm por shumë pajisje elektronike lëshojnë dallgë elektronike mbi këtë vlerë. Batanija elektrike lëshon 250 Vm, ngrohësi i ujit 130Vm , seti muzikor 90 Vm dhe hekuri 60 Vm.

Nëse qëndrohet larg tyre gjatë kohës që funksionojnë minimizohet efekti negativ që japin por duhet pasur kujdes që të mos ekspozohemi ndaj asnjë dallge eletromagnetike kur flemë

One Comment

  1. Jo vetem keto elemente, gjat nje studimi qe kam bere valet elektromagnetike me te rrezikshme jant valet e antenave te ndryshme qe vendosen ne qendra te banuera ose siper pallateve..keto vale te antenave permbajne nje bande te larte te frekuences qe eshte shume e demshme per njeriun vecanarisht per moshat e vogla..

Komento