Kujdesi për qafën, masazhi i duhur

Kujdesi për qafën, masazhi i duhur

Lëkura e qafës vazhdimisht i eksponohet veprimit agresiv të ndikimeve të jashtme. Megjithatë, qafa ka nevojë për një gjimnastikë të lehtë.

Lëkura e qafës, e hollë dhe pa gjëndra yndyrore (të cilat tajisin sebum), është e thatë prandaj duhet që rregullisht të ushqehet me kremra me hidratacion të lartë.

Muskuli më i madh i qafës (platizma) është shumë i ndjeshëm, prandaj atë nuk duhet tërhequr shumë. Megjithatë, qafa ka nevojë për një gjimnastikë të lehtë.

Si të bëni masazhin e qafës

Që të duket më e hollë. Masazhin duhet bërë anash. Masazhi fillon nga poshtë lartë, duke e shtuar shtypjen. Kur i lëshoni duart poshtë, bëjeni sa më butë.

Nxiteni qarkullimin. Mjafton që të bëni masazh të lehtë në formë rrethi, duke shtypur lehtë nën eshtrat e qafës.

Për qafë më të gjatë dhe qëndrim më të drejtë. Stimuloni muskujt në fund të qafës duke iu bërë masazh rrethore (sipas shigjetave të orës)

Për të mos u lëshuar lëkura. Masazhoni çdo herë nga poshtë lartë: Mbështetni duart pak mbi gjinj dhe filloni t’i tërhiqni ngadalë në drejtim të veshëve.

Lamtumirë nënmjekrës! Mbështetni shuplakat e duarve në gjoks dhe ngadalë i ngrini deri në mjekër, duke e lakuar kokën prapa.

Duhet pasur kujdes edhe për një detaj, nëse vëreni puçërr, mos e prekni! Për shkak se muskuli tjetër i qafës gjendet thellë nën lëkurë (ndërsa proceset inflamatore fillojnë mu aty), shërimi do të jetë specifik dhe i gjatë./Telegrafi/

Komento