Kujtesë më e mirë, dobësohuni

dobesimi

Keni probleme me kujtesën tuaj, vuani nga kilogramet e tepërta të cilat ju pengojnë të aktivizoheni në jetën e përditshme ashtu siç ju dëshironi. Por ndodh krejt e kundërta kur ju preferoni më shumë të qëndroni në një vend i/e pushtuar nga dembelizmi.

Zbulime të fundit të bëra nga kerkimet shkencore kanë treguar se ato persona të cilët bëjnë ndërhyrje kirurgjikale për uljen e peshës së tepërt,  disa muaj më vonë vënë re se kanë rezultate më të mira në aftësinë për të mbajtur mend. Shkencetarë Amerikanë nga universiteti shtetror “Kent” kanë testuar 150 pjesë marrës para kohës së operimit dhe pas operimit.

Para bërjes së operacionit përsonat kishin një përqindje nën vleren mesatare në raport me pjesen tjetër të popullatës, ndërsa pas operacionit, pasi kishin hequr në total 20 kilogramë përsonat kishin një aftësi shumë më të mirë se përpara për të mbajtur mend. Ndërsa ato persona të cilët kishin refuzuar kërkesën për t-u bërë operacion, jo vetëm ishin shëndoshur më shumë, madje kishin filluar të shfaqeshin situata konkrete me problemet mendore të individëve, si harrim i memories në një masë të theksuar.

Komento