Kur pritet t’ju vijnë përiodat pas lindjes?

Kur pritet t'ju vijnë përiodat pas lindjes?

Kur pritet t'ju vijnë përiodat pas lindjes?Është vështirë të thuhet se kur do t’ju vijnë menstruacionet pas lindjes. Asnjë organizëm nuk është i njëjtë me tjetrin; varet nga organizmi juaj dhe se sa shpesh e ushqeni beben me gji.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Nëse jeni duke e ushqyer beben me gji menstruacionet do t’ju vijnë më vonë. Nëse e ushqeni fëmijën me gji, në organizmin tuaj prodhohet hormoni prolaktinë i cili e bllokon ovulacionin dhe rrjedhimisht edhe mundësinë që të mbeteni shtatzënë.

Zakonisht menstruacionet e para fillojnë tre deri tetë muaj pas lindjes.

Gjidhënia është një formë e kontracepsionit, që do të thotë se mundësia për të mbetur shtatzënë është e vogël. Konsiderohet se gjidhënia si metodë kontracepsioni është 98% efektive, ndonëse efektiviteti varet se sa shpesh e ushqeni fëmijën me gji.

Rekomandohet që të përdorni ndonjë metodë kontracepsioni dhe të mos bazoheni vetëm në gjidhënien nëse nuk keni në plan që keni një fëmijë tjetër.

Nëse e ushqeni fëmijën me qumësht artificial menstruacionet mund t’ju vijnë pesë javë deri tre muaj pas lindjes.

Te disa gra menstruacionet do të jenë të rregullta që nga cikli i parë, kurse tek disa gra tjera duhet të kalojnë deri në gjashtë cikle që të rregullohen menstruacionet.

Nëse para lindjes i keni pasur menstruacionet me shumë dhimbje dhe gjakrrjedhje, atëherë lajmi i mirë është se pas lindjes kjo do të rregullohet.

Mendohet se për shkak të pozicionit të çrregullt të mitrës (që e vështirëson rrjedhjen e gjakut jashtë mitrës) gratë kanë shumë dhimbje dhe gjakrrjedhje gjatë menstruacioneve. Pas lindjes pozicioni i mitrës ndryshon dhe këto ankesa zhduken. /Telegrafi/

Komento