Home » Këshilla të ndryshme » Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin

Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin

Në fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mirë

Ka ardhur momenti që të jeni më kreativë. Në shumë raste për dhembjet më të lehta i drejtohemi mjekut apo edhe farmacive të lagjes, duke menduar se aty gjendet shpëtimi. Në fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mire.

Mostretja

Gjeni shkakun dhe provoni të ndaloni para se të ndodhë prapë. Pastaj filloni me antacids. Gromësitjet (gogësimi), fryrja e stomakut dhe thartira e stomakut të shkaktuara nga mostretja ndodhin për shkak se ju nuk keni acid stomaku aq sa duhet për të kryer punën e tretjes. Një lugë apo dy lugë me uthull molle do të ndihmojë në zbërthimin e ushqimit të tepërt që po ju shkakton problemin dhe kështu të kthejë stomakun në balancë.

Fyt i skuqur

Zakonisht është shenjë e ftohjes dhe gripit kur ju skuqet dhe ju dhemb. Ju nuk duhet të injoroni simptomat, por mund të lehtësoni dhimbjet duke shpërlarë fytin me ujë të ngrohtë me kripë disa herë në ditë dhe duke pirë çaj me limon dhe mjaltë.

Dhimbje muskujsh

Pas ushtrimeve të tepërta në palestër ju përfundoni me djegie muskujsh dhe gati as që mund të lëvizni nga dhimbjet. Një krem që ndoshta gjendet edhe në vendin tonë. Përdore gjithmonë për të shpejtuar shërimin e djegieve të muskujve, mavijosjeve të muskujve, përdredhjeve, dhe dhimbjeve të tjera të përgjithshme.

Gjakderdhja

Ndoshta mendon se do të djegë, por hidhni pak piper nga spec të kuq në prerje dhe shiko sa shpejt ndalohet gjakderdhja dhe në fakt e lehtëson dhimbjen.

Infeksionet e veshit

Infeksionet e veshit mund të bëhen shumë serioze dhe në fakt mund të shkaktojnë dëme të përhershme, kështu që vizitohuni te mjeku nëse dhimbja e veshit është bërë e padurueshme. Por nëse ndieni se infeksioni është i lehtë dhe në fazën fillestare, hidhni ca pika vaji të hudhrës apo uthull të bardhë në vesh dhe qëndroni i shtrirë për të lejuar ato pika të kryejnë punën e tyre. Hudhra dhe uthulla krijojnë një ambient që nuk i përkrah bakteret që shkaktojnë infeksionin. Përsëriteni këtë disa herë në ditë derisa simptomat të zhduken. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa ditë ju përfundimisht duhet të vizitoheni te mjeku!

Djegiet

Për ju që nuk keni aloe vera në shtëpitë tuaja prisni një patate dhe fërkoni lëngun e saj zbutës në gjithë vendin e djegur. E gjithashtu edhe mjaltë, me përbërësit e saj antibakterial, është shumë i mirë për djegie.

Infeksionet mykotike të këmbës

Është kërpudhë e këmbës dhe është shumë e keqe. Ajrosi ato këmbë dhe zhyti në ujë me kripë, laje me lëng hudhrës, apo futi në një legen me ujë dhe uthull të bardhë apo uthull molle. Të gjitha këto ndihmojnë për të vrarë kërpudhat. Por ju duhet të jeni këmbëngulës, i qëndrueshëm dhe kujdesshëm. Kërpudhat janë të suksesshme në fshehje dhe kthehen atëherë kur ju më së paku i prisni.

Zbokthi

A keni shikuar përbërësit e shampos kundër zbokthit ndonjëherë? Duket se ata përbëjnë gati të gjithë përbërësit toksikë që ju duhet t’i shmangni. Më mirë provoni diçka natyrale para se t’u ktheheni kimikateve. Shumë njerëz betohen në lyerjen e skalpit (lëkurës së kokës) me gel aloe vera (lëre ashtu për 20 minuta dhe më pas shpërlaje). Një tjetër bar natyral është shpëlarja me uthull molle. Provo këto barna natyrale disa herë për të provuar nëse kanë sukses tek ti dhe sigurisht se do të kenë. Edhe shampot kundër zbokthit kërkojnë që të aplikohet disa herë për të parë rezultatet, kështu që jepu kohë dhe raste gjërave natyrale!

Kapsllëku

Së pari pini ujë më shumë dhe hani më shumë fruta dhe perime. Ndërkohë, nëse pini disa lugë vaj ulliri të përzier me pak lëng limoni apo portokalli, ju ndihmon që gjërat të lëvizin. Nganjëherë shmangia e disa yndyrave të shëndetshme (sikur yndyrat e mira që gjenden në peshk, arra dhe avokado) mund të keqësojë kapsllëkun. Disa njerëz të tjerë lehtësojnë kapsllëkun duke larguar konsumimet e drithërave! Është e vërtetë që drithërat përmbajnë fibër, por disa njerëz nuk tretin drithërat edhe aq mirë. Disa shkaktarë tjerë të kapsllëkut janë stresi, depresioni, mosaktiviteti dhe mungesa e ushqyeshmërisë së mirë. Nëse kapsllëku juaj është kronik, ndoshta kjo është një shenjë e ndonjë problemi më serioz, kështu që kërkoni këshillë mjekësore dhe rregulloni mënyrën e të jetuarit.

Dhembje dhëmbi

Më duket se nuk ka më keq se dhembja e dhëmbit. Nuk duhet injorua problemi i dhëmbit, për shkak se një infeksion aq afër trurit mund të jetë shumë i rrezikshëm, nëse shpërndahet. Por në mënyrë që të zvogëlojmë të ënjturën dhe lehtësojmë dhembjen derisa prisni për takimin që keni caktuar te dentisti, provoni të fusni ca pika vaj hudhre në dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve dhe shtypni me dhëmb një copë të hudhrës së shtypur./standard/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

1 Response to " Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin "

  1. mile.. says:

    mua me skuqet fyty shum shpesh dhe kam pucra te kuqe si mun ti largoj.

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress