Home » Shëndetësi » Kura popullore per hernia diskale dhe nervin shiatik

Kura popullore per hernia diskale dhe nervin shiatik

Ajo që themi shpesh kur dëgjojmë për një sëmundje apo kur përballemi me probleme të mëdha apo të vogla në jetën e përditshmë, është, “Të kemi shëndetin”. Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën.

Mendoni për një moment se këto do ju mungonin, a do të mendonit për plane të tjera parashëndetit tuaj? Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Sekreti qëndron tek informacioni dhe këtë informacion keni mundësinë ta merrni në suplementin e gazetës sonë. Në supmentin e sotëm do të mësoni për sëmundjen e hernies diskale dhe nervit shiatik.

Çfarë janë këto sëmundje, si shfaqen, nga çfarë shkaktohen, parandalimi i tyre, mjekimi me kura popullore dhe bimët që kurojnë sëmundjet, deri tek Mjekësia Bimore Arabe për kurat me bimë natyrore, të gjitha këto e shumë këshilla të tjera do keni mundësinë t’i gjeni sot në një suplement prej 5 faqesh në gazetën “Tirana Observer”. Sapo keni ngritur një peshë, jeni penguar, por nuk keni rënë; ngriheni nga gjumi e shumë raste të tjera të sjelli, por e kuptoni menjëherë se lëvizja më e vogël ju shkakton një dhimbje të padurueshme, atëherë pyesni, çfarë po ndodh?

Në fillim, ju duket se dhimbja kalon nga vithet, kofsha dhe këmba e deri në shputën e këmbës. Një tkurrje e kolonës është duke ju penguar të përkuleni para. Ndonjëherë dhimbja ju kalon në gju. Por, pavarësisht gjithë kësaj, ju akoma nuk e dini shkakun e kësaj dhimbje. Ai nuk kuptohet lehtë. Ndërkohë që dhimbja vazhdon të shtohet nga përpjekja që bëni, kolla dhe teshtima. Presionet dhe forcat e përkuljes në bazën e kolonës vertebrale. Nëse keni këto simptoma, ashtu sikurse i kemi thënë më lart, mos nguroni të lexoni këtë suplement të detajuar me këshilla nga mjekë dhe kura popullore, sepse mbase vuani nga një hernie diskale.

Ç’është hernia diskale lumbare dhe nervi shiatik
Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Hernia diskale ose nervi shiatik është një sëmundje që prek më shumë moshën 20-40 vjeçare. Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë jastëku, apo disku të cilave u ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave, që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.

Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare). Sëmundja prek më shumë moshën 20-24 vjeçare. Shkaku i hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave, apo të një lëvizjeje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset e këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një peshë apo një sforcim fizik i pa kontrolluar.

Shenjat: i sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar. Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes. Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend. Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin. Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik. Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.

Shtylla kurrizore ka 34 vertebra dhe 23 disqe, dhe kur shkaktohet hernia diskale, pra kur del disku të paktën brenda 2-3 muajve, atëherë shërohet në mënyrë konservative me masazh. Një profesor i njohur në një broshurë të tij thotë se: “në masën 90% të rasteve shërohet me mënyrë konservative me ilaçe dhe masazh, dhe vetëm 10% kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, kur kanë dy apo më shumë disqe të dala, kur kanë kaluar mbi gjashtë muaj të sëmurë, ose e kanë lënë pas dore pa mjekim”.

I sëmuri me herne diskale duhet të qëndrojë disa ditë i shtrirë në krevat të fortë ortopedik. Duhet të vendosni korse të fortë lumbare me fije çeliku që të mos lejojë belin të përkulet dhe të mbajë qëndrim perpendikular për të mos lejuar ngacmimin e nervit. Hernia diskale është patologji (sëmundje) e cila gjendet dhe zhvillohet me fazat e veta të agravimit në shtyllën kurrizore. Kjo sëmundje prek kryesisht pjesën fundore të kolonës verterale (pjesën lumbare) dhe pjesën e qafës (pjesën cervikale) dhe më pak në pjesën torakale (në pjesën e mesme të shtyllës kurrizore). Hernia diskale presupozon disekuilibrim të strukturave stabilizuese dhe amortizuese që gjenden në mes të vertebrave (aty ku vertebrat lidhe me njëra-tjetrën).

Ç’është nervi shiatik
Nervi shiatik është ai që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1).

Çfarë është hernia diskale e belit
Midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese e peshës dhe që bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup. Kjo lëndë quhet disk dhe pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presjon mbi palcën kurrizore shkakton të ashtuquajturën hernia diskale. Disku ka trashësi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon edhe fërkimin e kockave të shtyllës kurrizore.

Si ta dallojmë sëmundjen
Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga sëmundje që prekin sistemin muskulo-skeletar (sëmundjet e kockave apo muskujve të asaj zone) apo nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce. Bile thjesht edhe qëndrimi në pozicion të gabuar gjatë punës apo gjumit mund të shkaktojë dhimbje të belit. Megjithatë problemi mund të jetë i lehtë sa mund të kurohet me ilaçe apo i tillë që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Prandaj është mirë që në këto raste të merret parasysh këshilla e specialistit.

Sëmundja
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e një problemi disko-radikular, pra si pasojë e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Sipas mjekëve, shpesh shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut ndër-vertebror). Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për tu shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t’ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale. Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhimbjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera alternative. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej gjashtë muajve nga këto dhimbje, ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çarja të ndryshme bimore.

Shkaktarët
1)Nëse ngrini pesha të rënda ose pa ndonjë rënieje apo rrëshqitjeje.
2)Gjatë pleqërisë si pasoj e dobësimit të disqeve.
3)Nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).
4)Dobësia e muskujve dhe pesha e rëndë trupore
5)Hedhja ose kërcimi
6)Kapërcimi i pengesave
7)Lëvizja e menjëhershme dhe e pakontrolluar
8)Kollitja ose teshtitja
9)Përkulja për të lidhur këpucët
10)Kur muskulatura e trupit gjendet e lirë
11)Sforcimi fizik i pakontrolluar

Shkaku u hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave, apo të një lëvizje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo teshtitje, ose kur përkuleni duke lidhur lidhëset e këpucëve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lirë, kur ngrini një peshë apo bëni një sforcim fizik të pakontrolluar. Shenjat: I sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar; Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes; Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend; Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin; Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik; Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.

Simptomat
Simptoma e parë dhe më tipike për këtë sëmundje janë dhimbjet e forta të kolonës (sepse dhimbjet në përgjithësi janë kudo në pjesë të ndryshme të shtyllës kurrizore) të cilat sipas agravimit të sëmundjes mund të shpërndahen edhe në ekstremitet e trupit të njeriut.

Po ashtu, sa i përket shenjave të para të kësaj sëmundjeje, kemi të bëjmë edhe me mpirje, humbje të ndjeshmërisë nëpër ekstremite (gjymtyrë) si dhe deficite të rënda motorë të muskujve të ndryshëm sipas segmenteve të lezionit (dëmtime nervi) në kolonë. Shkalla më e lartë e agravimit përfshin deficitin motor dhe retensionet e forta urinare (bllokim të urinimit). Bashkë me këtë dhimbja mund të shpërndahet edhe nëpër të dyja ose njërën kofshë apo këmbë deri tek gishti i madh. Këtu futen edhe shqetësimet e nervit shiatik.

Sidomos kur hernia ka ndodhur tek niveli L5 apo S1. Këto shqetësime mund të jenë të lehta ose aq sa të ndikojnë rënd në jetën e përditshme të pacientit. Sipas nivelit apo gradës ku ka ndodhur hernia mund të vihen re edhe humbje fuqie apo mpirje të ekstremiteteve të poshtme. Në rastet ku palca e kurrizit është ndikuar rëndë pacienti mund të vuajë edhe nga mos parandalimi i urinimit dhe jashtëqitjes. Gjatë qëndrimit në këmbë për kohë të gjatë, kollitjes apo ngritjes së ndonjë peshe të rëndë dhimbja shtohet. Mund të vihen re edhe ndryshime refleksesh të asaj zone si refleksi i akilit apo patelës.

Shenjat
-I sëmuri e lidhë gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar.
-Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes.
-Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend.
-Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin.
-Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik.
-Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.

Këshillat
-20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik.
-90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke bërë masazhe.
-6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta ketë të domosdoshëm operacionin.
-Përdorni dy aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.
-Gjatë kohës që jeni duke parë televizor e mbani këmbën lart, duke vendosur një jastëk poshtë saj.
-Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për tri ditë në një krevat të fortë.
-Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëni lëvizje të sforcuara, pasi ngacmojnë nervin.
-Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltukë shumë të butë.
-Rekomandohet të përdorni një dietë të pasur me fruta dhe perime.
-Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin.
-I bëni kompresa me ujë të ftohtë ose akull këmbës që ju dhemb.

Diagnoza
Së pari këshillohet një vizitë e saktë neurologjike e bërë nga mjeku specialist. Në kohën tonë Rezonanca Manjetike është një nga aparturat më të mira për zbulimin dhe gradën e hernias diskale . Krahas këtij aparati edhe skaneri apo mjelografia mund të ndihmojnë në diagnostikim. Porse rezonanca duhet të jetë primare pasi nuk është invazive dhe ka pamje më të qarta pa radiacion. Klinika (simptomat) dhe rezonanca janë shpesh herë të mjaftueshëm megjithatë për diagnostikimin diferencial të shtypjes së nervit periferik edhe EMG-ja (elektromjelografia) duhet bërë.

Kurimi
Në fazën e parë në të shumtën e rasteve këshillohet pushim fizik dhe kura me ilaçe (qetësues antiinflamatuar dhe antispazmotik të muskujve ). Gjatë dhimbjeve të lehta këshillohet që personi të largohet nga sforcimet e belit, nga veprime gjimnastikore të kësaj zone dhe përdorimit të një shtrati ortopedik ( shtrat i fortë) nëse ka mundësi. Nëse ka mundësi edhe fizioterapia (hidroterapia, masazhi etj.) mund të jenë të dobishëm. Porse tek ata që nuk bëjnë dobi ilaçet (dhimbjet ende vazhdojnë) apo diagnostikohen me rezonancë mund të kenë nevojë për operacion. Pra operacioni duhet lënë për në fund përveç disa rasteve kur është urgjent pët tu kryer. Emri i operacionit quhet diskektomi dhe ka disa teknika të ndryshme. Këto operacione i kryen neurokirurgu.

Masazhet
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Në trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar. Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do të shëroheni përfundimisht.

Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu atë çka kërkon edhe vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar se lëvizjet fizike gjatë kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshilloheni përsëri me mjekun. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinesiterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare.

Moshat më të prekura nga nervi shiatik
Moshat e reja dhe personat me profesione, që kërkojnë ngritje peshash, janë më të predispozuar të preken nga sëmundja e nervit shiatik. Mjekët shtojnë, se “viktimat” e sëmundjes kohët e fundit vihet re të jenë bërë dhe ata që kanë profesione, që kërkojnë një qëndrim pa lëvizur për disa orë. Në një intervistë për “Panorama”, Sokrat Xhaxho, Doktor i Shkencave Mjekësore, neurolog në shërbimin e Neurologjisë të QSU “Nënë Tereza”, shpjegon se cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes, si mund të trajtohet dhe parandalohet:

Kush preket më tepër nga nervi shiatik?
Nervi shiatik haset më tepër në moshën aktive, te të rinjtë që punojnë në profesione që kërkojnë ngritje peshash, të tilla si ndërtim, ngarkim-shkarkim, por dhe ata që bëjnë ecje të gjata në këmbë dhe qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë. Kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje e rasteve te personat, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të palëvizur, siç mund të jetë përpara kompjuterit, timonit, makinës qepëse me orë të tëra. Preken më tepër meshkujt, megjithatë është rritur dhe numri i femrave, kryesisht tek amvisat që bëjnë punë në ambientet e shtëpisë me ngritje peshash, etj.

Ja se si shfaqet sëmundja
Mekanizmi është i tillë që një presion i vazhdueshëm si ai i peshave të rënda mbi disqet intervertebror, në një vend të caktuar të kolonës lumbare që zakonisht janë L4-L5, ose L5, S1 më rrallë në atë L3-L4, bëjnë që disqet të shfaqin edema, të inflamohen ose plasariten. Këto fenomene bëjnë që të ngacmohet rrënja e nervit (nga edema ose inflamacioni, ose nga fragmente të diskut të copëtuar(fragmentizuar). Fragmente të diskut të copëtuar bien në kontakt me rrënjën e nervit shiatik dhe në këtë rast kemi të bëjmë me hernie diskale. Por peshat e rënda nuk janë faktorët e vetëm që e favorizojnë shfaqjen e kësaj sëmundjeje, të tilla janë: infeksionet e ndryshme virale ose bakteriale, shtypjet nga tumoret e kolonës, procesi metabolike si diabeti i sheqerit, abuzimi me alkoolin, probleme të ndryshme të tiroides, etj.

Ja se cilat janë shenjat karakteristike
Sëmundja manifestohet me dhimbje të forta në fund të kolonës lumbare, të cilat në pjesën më të madhe janë dhimbje të menjëhershme dhe i sëmuri ankohet me shprehjen: këputa mish. Shpesh herë para kësaj dhimbjeje referohen ngritje peshe jashtë forcës së tyre. Dhimbja shfaqet në zonën mediale dhe përhapet në pjesën e tules (regjionin gluteal), në këmbë, në pjesën mbrapa ose anash këmbës. Nga mënyra e dhimbjes ndikohet në përcaktimin e topografisë së nivelit të shtypjes së nervit shiatik.
Në shumicën e rasteve dhimbja është e fortë, ka karakter mekanik Dhimbja ka karakter mekanik që do të thotë se dhimbja acarohet d.m.th., shtohet jo kur i sëmuri shtrihet në shtrat, por ajo acarohet kur i sëmuri qëndron në këmbë ose ecën dhe kjo dhimbje qetësohet kur i sëmuri qëndron shtrirë (kolona në pozicion horizontal). Shpesh dhimbja kalon brenda 24 orëve dhe qetësohet me paracetamol apo me antiinflamatore jo steroidë si: (voltaren, ibuprofen, etj). Në pjesën dërrmuese i sëmuri i drejtohet mjekut për trajtim të mëtejshëm.

Ja se çfarë ekzaminimesh bëhen në këto raste
Në këto raste rekomandohet bërja e një radiografie. Ka raste kur te ky kontingjent pacientësh, mund të shfaqet paraliza d.m.th., pacienti nuk arrin dot të ecë me thembra ose në majë të gishtave. Në këto raste duhet shkuar urgjent te mjeku për të bërë një skaner të kolonës, që në gati 100% të rasteve konfirmon diagnozën e hernie diskales. Në këto raste kërkohet ndërhyrja kirurgjikale në mënyrë që të çlirohet nga hernia, sepse në këtë rast mostrajtimi bën që nervi të shtypet, të ndodhin ndryshime të parikthyeshme dhe këmba të paralizohet. Këto raste janë disi më të rralla, por gjithsesi çdo episod duhet trajtuar me seriozitet në mënyrë që të shmangen pasoja të parikthyeshme.

Rekomandimet për trajtimin e këtyre sëmundjeve
Për mjekim rekomandohen qetësues të dhimbjes që janë antiiflamatorët josteroidë dhe medikamente që ndikojnë në relaksimin e muskujve. Përveç kësaj, të sëmurëve u rekomandohet që të qëndrojnë 10 ditë deri në 2 javë në regjim shtrati. Në momentin që shfaqet dhimbja të qëndrojnë shtrirë në pozicion horizontal dhe të lëvizin këmbën lart-poshtë. Nëse mjekimi nuk jep rezultate, jepet mjekim dhe për 2 javë të tjera dhe nëse i sëmuri shfaq dhimbje shumë të forta, atëherë bëhet i domosdoshëm skaneri për të vendosur diagnozën dhe skemën e trajtimit.

Fizioterapia dhe aktiviteti sportiv sa ndihmojnë
Nga praktika e përditshme është parë se fizioterapia në mjaft raste është pjesë e skemës së mjekimit, ajo bashkëshoqëron medikamentet dhe ka efekte mjaft pozitive në trajtimin e sëmundjes. Përsa i përket palestrës nuk do e rekomandoja shumë, pasi në disa raste ushtrimet bëhen me ngritje peshash, që do të acaronin gjendjen e pacientit në vend që ta reduktonin dhimbjen.

Shiatiket, lumbalgjitë, dhimbjet e mesit
Shiatiket, lumbalgjitë, dhimbjet e mesit, tashmë janë berë të njohura, veçanërisht në Perëndim, ku njerëzit punojnë në ambiente të mbyllura dhe të automatizuara dhe ku pak kohë mbetet për të bërë lëvizje të gjalla që mund të mbajnë në formë trupin, kolonën vertebrore, aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë të shkathët, të shpejtë dhe organike. Ose në të kundërt njerëzit janë të detyruar të bëjnë të njëjtat lëvizje, ç’ka të çojnë drejt sëmundjeve profesionale dhe së pari edhe tek sëmundjet e shiatikut. Shume njerëz për vite me radhë vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe të kurrizit. Një përqindje e madhe ankohen se vuajnë nga një lumbalgjitë, dhimbje të mesit rreth veshkave, etj. Por shkaqet mund të jenë të shumta. Sigurisht, ato nuk duhen lënë pas dore: menjëherë duhet ndërhyrë, që jeta juaj mos të bëhet e dhimbshme fizikisht. Siç dihet, midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërc në formë disku, disk ky që ndihmon për mos-fërkimin e sipërfaqeve të kockave me njëra-tjetrën, duke siguruar njëkohësisht elasticitetin, shpërndarjen e peshës dhe lehtësimin e lëvizjeve. Kur kjo mbështetje dëmtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrënjët e nervave dhe shkaktuar dhimbjet: Ky është shiatiku.

Nga lumbalgjite tek hernia diskale
Ju vuani nga një nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo një fragment i tij del nga unaza fijezore. Ky aksion çliron enzima (fosfolipaze A2) me një fuqi të madhe inflamatore. Sëmundja para se gjithash është shkak i inflacionit të rrënjës nervore nga këto enzima. Çdo kompresion dhe shtypje e nervit të ngacmuar sjell këtë fenomen.
Nëse hernia është në pjesën e pasme (posteriore) të diskut, ajo mund të jetë ne kontakt me nervin e shtyllës kurrizore. Pra shkaktohet një shkarkese elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund të përhapet në të gjithë zgjatimin e nervit. Sipas shkallës vertebrale të rrënjës nervore mund të bëhet fjalë për një shiatik (nervi shiatik që çon nervat në pjesën e pasme të kofshës dhe këmbës), ose një cruralgie (kryralgji – nervi “crural” që gjendet në pjesën e përparme, në rrëzë të kofshës).

Lumbalgji apo dhimbje mesi
Historia e lumbalgjisë është pothuaj e njëjtë. Është historia e atij që si të thuash ka blerë biletën e kinemasë por para së të hyjë ajo i bie: ai ulet me rrëmbim ta marrë dhe nga kjo lëvizje e vrullshme ndjen dhimbje. Rezultati: Ai nuk arriti ta shohë filmin atë natë pasi u bllokua nga dhimbja. Apo mund të tregojmë historinë e atij që deshi të tregohej si Herkuli dhe u ngarkua me një thes me çimento. Por c’ndodhi? Thjesht, fillimi i një lumbalgji-je, si shprehje e deformimit diskal. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngremë pesha të rënda. Në këtë rast nyja diskale shtypet nga një peshë e rëndë dhe në mënyrë të menjëhershme. Pikërisht në këtë moment nyja diskale këput disa shtreseza të unazës fijëzore. Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral që ushqen me nerv periferinë e diskut. Dhimbja shkakton një reaksion mbrojtës, ç’ka sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshëm të muskujve lumbare.

Lumbalgjitë me origjinë artikulare të pasme
Le të kujtojmë që vertebrat artikulohen midis tyre përmes diskut inter-vertebral dhe dy artikulacioneve. Në të gjitha lëvizjet këto artikulacione luajnë rolin e drejtimit. Lumbalgjite, si pasojë e artikulacioneve të pasmë, korrespondojnë me mbingarkesa ose një shtypje të zgjatur në një pozicion të keq. Ato mund të shfaqen dhe tek fëmijët e adoleshentet me një aksentim të “lordoze” (grope) lumbare, veçanërisht te vajzat ose nga mbingarkesa sportive. Tek personat e moshuar, mungesa e kombinimit te kompresioneve dhe të dekompresioneve të diskut inter-vertebral keqëson me shpejtësi sipërfaqen e kërcit të artikulacionit dhe atëherë kemi fillimin e një artroze.

Mbingarkesa vjen shpesh me një shtim në peshe ose nga një disk-artroze (plakje e diskut). Pra disku nuk luan me rolin e tij dhe pesha e trupit mbahet nga artikulacionet e pasme. Lumbalgjia është një krizë e dhimbjeve të mesit të forta ose pak të forta. Shpesh kriza vjen gjate ngritjes se peshave, kollës së fortë, etj. Rrethanat e shkaktimit të krizës janë identike me ato të lumbo-shiatikut, por prekin gjithashtu dhe harkun e prapmë vertebral dhe ku çekuilibri ka efekt mbi disk. Ajo qe dallon lumbalgon nga lumbalgo-shiatiku i fortë është mungesa e dhimbjeve nga shiatiku. Shenjat lumbare janë të njëjta.

Trashëgimia
A ekziston një origjine gjenetike e dhimbjes së mesit? Sipas një studimi të publikuar para disa vitesh me 400 binjakë, gjenet difektoze janë në fakt shkak për 60% të kësaj sëmundjeje. Ky studim konfirmoi se binjaket vuanin nga të njëjtat probleme të kurrizit. Ata kishin të njëjtat simptoma dhe të njëjtat sëmundje te disqeve inter-vertebrale.

Një degjenerim i pashmangshëm
Degjenerimi i diskut inter-vertebral ndodh tek të gjithë njerëzit dhe lidhet padyshim me moshën. Tek fëmija, disqet janë shumë të pasur me je dhe pak nga pak ato bëhen me fibra për t’ju adaptuar rritjes së shtyllës kurrizore dhe shtimit të peshës trupore. Tek i rrituri, disku fillon të rrënohet, pra degjenerohet pak ose shumë me shpejtësi, ç’ka varet nga personi. Kjo vihet re me shume tek burrat se sa tek gratë. Kur disku inter-vertebral është i tejperdorur dhe i holluar ai nuk mund te luaje rolin e tij si amortizator natyral.

Shiatiku, një dhimbje e tmerrshme
Kur ju ndërroni shtëpi dhe përpiqeni të ngrini kartonë të rëndë, papritmas një dhimbje e fortë paralizon këmben tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengoje personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri ne gju dhe faktori qe e shkakton kete nuk kuptohet lehte. Dhimbja shtohet nga përpjekja qe bëjmë, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e përkuljes përqendrohen ne bazën e kolonës vertebrale. Kështu, nervat qe preken me shpesh janë ata te rrënjës lumbare te 1-re dhe te 5-te (sacrale). Finlanda duket se është vendi i vetëm ku frekuenca e kësaj sëmundje është studiuar ne shkalle kombëtare. Sipas një ankete te bere mbi 8000 persona, shiatiku prekte 5,1 % te meshkujve dhe 3,7 te femrave.

Studimet amerikane pohojnë se 40 % e popullsisë mbi 60 vjeç kane dhimbje shiatike. Por problemet diskale janë një problem i madh për vendet perëndimore. Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe te mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por ne te shumtën e rasteve mjeket e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale. Zbulimet e shkencëtarëve amerikane dhe finlandeze pohojnë se mutacioni gjenetik ne 171 finlandeze qe u studiuan dhe qe vuanin nga shiatiku ishte 12,2 %, ndërsa në një grup personash prej 321 vetash dhe qe nuk vuanin nga shiatiku, ky raport mutacioni gjenetik ishte në 4,7 %.

Ja bimët që e kurojnë
Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërc në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.

Mjekim popullor për sëmundjen
Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca. Por ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë në alkoolaturë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke.

Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje.

Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.

Mjekësia Bimore Arabe për kurat me bimë natyrore
Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1). Simptomat e kësaj sëmundje janë: mpirja e gjymtyrëve të poshtëm (këmbëve), dhembje e fortë dhe pamundësi ecje në distanca të gjata. Shkaqet më të rëndësishme të kësaj sëmundje janë: malcimi i nervit shiatik dhe rrëshqitja kërcore (hernia diskale) që shkakton shtypjen e këtij nervi.

Ilaçi për sëmundjen e nervit shiatik:
1. Ngrënia e një luge të vogël nga farat e bimës (harmel peganum – african rue), të bluara imët, një herë në ditë esëll në mëngjes, për 12 ditë rresht.
2. Ngrënia e një luge të madhe nga pjalma e mbledhur nga bletët, dy herë në ditë: një lugë para dreke me gjysëm ore dhe një lugë para darke me gjysëm ore. Pjalma e bletëve shquhet për përmbajtjen e grupit të vitaminave (B), një vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin nervor. Por nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga rrëshqitja kërcore (hernia diskale), atëherë ilaçi për të është ky:

– Lëvorja e bimës (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e përdorur në formë komprese në qendrën e dhimbjes, për 20 minuta. Kjo gjë duhet të vazhdojë 10 ditë rresht. Tërheqim vërejtjen se lëvorja e kësaj bime konsiderohet prej bimëve të nxehta (që ka veprim nxehës në organizmin e njeriut) dhe përdorimi i saj për më shumë se 10 ditë është gabim. Mënyra e përgatitjes së kompresës është kjo: Bluhet një sasi e mjaftueshme nga lëkura e njomë bimës dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.

Disa të dhëna nga shkenca
Degjenerimi i diskut inter-vertebral ndodh tek te gjithe njerezit dhe lidhet padyshim me moshen. Tek femija, disqet jane shume te pasur me uje dhe pak nga pak ato behen me fibra per t’ju adaptuar rritjes se shtylles kurrizore dhe shtimit te peshes trupore. Tek i rrituri, disku fillon te rrenohet, pra degjenerohet pak ose shume me shpejtësi, çka varet nga personi. Kjo vihet re me shume tek burrat se sa tek grate. Kur disku inter-vertebral eshte i tejperdorur dhe i holluar ai nuk mund te luaje rolin e tij si amortizator natyral. Nga një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohohet se 40 % e popullsisë mbi 60 vjeç kanë dhimbje shiatike. Por problemet diskale janë një problem edhe për Evropën perëndimore. Hernia diskale shkaktohet nga shkaqet e mjedisit, stresi, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por duhet thënë se në të shumtën e rasteve mjekët e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale. Zbulimet e shkencëtarëve amerikanë dhe finlandezë pohojnë se mutacioni (deformomi) gjenetik në 171 finlandezë që u morën në studim dhe që vuanin nga shiatiku, ishte 12.2%, ndërsa në një grup personash prej 321 vetash dhe që nuk vuanin nga shiatiku, ky mutacion gjenetik ishte në 4,7%.

Finlanda është vendi i vetëm ku frekuenca e kësaj sëmundjeje është studiuar në shkallë kombëtare. Sipas një ankete të bërë në 8000 veta, të sëmurët me shiatik përbënin meshkuj përbënin 5.1%, ndërsa femra përbënin 3,7%. Le të kthehemi në vendin tonë e të shikojmë se kush është situata. Rreth 800 persona në vit ekzaminohen si individë që vuajnë nga hernia diskale, ku gjysma, pra rreth 400 vete në gjendje të rëndë dhe që i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale. Personat më të prekur janë shoferët, punëtorët e krahut dhe punonjësi e zyrave.

Trajtimit i kësaj sëmundjeje në vendin tonë
Kjo sëmundje mund të trajtohet në dy mënyra, pra me ndërhyrje kirurgjikale, e cila realizohet në rastet kur hernia diskale është e rënduar dhe me shumë dhimbje, me mpirje të forta dhe humbje të funksioneve të ndryshme. Mënyra tjetër e trajtimit të saj është ajo konservative që do të thotë trajtim medikamentoz dhe fizioterapeutik. Në këtë rast pacienti i nënshtrohet paralelisht kurave të ndryshme, sipas shkallëve medikamentoze dhe edukimit postural (korrigjim i drejtqëndrimit të kolonës), i cili konsiston në forcimin dhe arritjen e simetrisë së kolonës nëpërmjet muskujve dhe grupeve muskujve të ndryshëm. Një tjetër mënyrë e trajtimit fizioterapeutik është edhe terapitë pasive për kolonën, transaksionet e ndryshme të kolonës, elektroterapitë e ndryshme të cilat përmirësojnë inevimin e muskujve dhe lehtësimin maksimal të dhimbjeve. Një pjesë tjetër shumë e rëndësishme e trajtimit të konservator është përgatitja dhe këshillimi verbal të pacientëve.

Këtë të fundit këshillohen se si duhet të sillen gjatë aktiviteteve fizike të jetës së tyre të përditshme. Në këtë mënyrë, ata duhet të eliminojnë peshat e rënda. Gjatë punëve të ndryshme që kanë të bëjnë me ngritje peshash ata duhet të realizojnë një balancim të tyre në të dy anët, në mënyrë që të krijohet ekuilibër dhe të shmangen dëmet apo dhimbjet e kolonës. Për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që kryejnë udhëtime të gjata, këshillohet që të përdorin jastëkë të ndryshëm, por gjithmonë të butë, në mënyrë që të sigurojnë drejtqëndrimin e duhur. Po ashtu, pacientët të cilët kryejnë punë zyrtare, ku vendqëndrimi në pjesën më të madhe të kohës është në karrige, këshillohet që të përdorin karrige rrotulluese dhe legeni të pozicionohet një pëllëmbë sipër gjurit, pra jo një pozicionim jo vertikal. Ndërkohë, që gjatë kohës që këta pacientët ose individë të tjerë të paprekur nga hernia diskale janë të shtrirë duhet të kenë parasysh që krevati të jetë i fortë dhe mundësisht ortopedik që të mos lejojë asimetrinë e mundshme të kolonës. Këto janë disa nga këshillat kryesore që pacientët e prekur nga sëmundja në fjalë duhet t’u kushtojnë vëmendje të lartë. Sigurisht, që trajtimi dhe këshillimi i mëtejshëm bëhet në klinika dhe nën kujdesin e mjekut specialist./Tirana Observer/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

6 Responses to " Kura popullore per hernia diskale dhe nervin shiatik "

  1. ana says:

    Pershendetje,
    Se pari ju falenderoj per keshillat qe na jepni, jam ne nene e kater femuijve dhe jam 42 vjecare, doja te pyes se masazhi qe behte 15 minuta ne dite ku behte ne cilen pjes? ne pjesen e kurrizit apo te kembes pasi me hernia diskale edhe kemben e kam te zene nga nervi?

    Ju falenderoj shume,
    Ana

  2. shkelzen says:

    ana dhimbja e kembes vjen nga mesi aty ku keni probleme masazhi duhet ne mes jo ne kembe un kam pasur te njejta probleme deri sa u bera operacion ju recomandoj qe duhet te vizitoni nje nevrokirurg sa me shpejt

  3. xhesi says:

    pershendetje doja te dija nje kure tjeter pervec ketyre sepse shumica e kurave permbajne bime te cilat nk gjenden ne shqiperi.. ju lutem nqs ka mundesi me ktheni prgj…

  4. Pershendetje says:

    Une gjendem ne ch dhe kam herni diskal qe 3 muaj e gjus por nese punoj vetem pak e mundoj dhimja e kambes e qka me ba mjeket kerkojn qe te punoj une kam dhit te kames pres pergjigjejet tuaj ju lutem faliminderit shum .

  5. matilda says:

    une kam dhimbje te belit po jo ne kembe.kam bere grafi me delne rregull kam bere eko organet ne rregullsepse thosha mos ma japin veshkat por jo..dhimbjet vazhdojne qetesohen me etol forte e me voltaren por jo plotesisht ju lutem me jepni nje zgjidhje se nuk perkulem nuk ngrihem dot nuk vesh dot as corapet pa dhimbje nuk kthehem dot nga nje krah ne tjetrin ne krevat

  6. eli says:

    jam nje vajze 14-vjecare,vuaj nga dhimbjet e belit mendoj se kam hernie diskale pasi shpina nuk me le te levizi,,,nuk cohem dot ne kembe,shpina nuk me lejon as te kthehem nga nje krah ne tjetrin ne krevat.kam bere grafi dhe doktori me ka thene se unazat e shpines kane shtypur njera-tjetren por nuk me ka dhene asnje ilac qe te kurohem. ju lutem me thoni se cfare te bej sepse kam shume dhimbje kam frike se dhimbje do te me shkoje edhe ne kembe. pres pergjigjen tuaj,faleminderit!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress