Kura rezultative kundër HIV-it

1

Lajme të mira vijnë për luftën ndaj virusit HIV, pasi shkencëtarët thonë se kanë bërë një hap përpara me metodën e re. Një pacient i infektuar nuk dha më shenja të virusit, pasi provoi kurën e 5 universiteteve më të mira britanike, në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor kombëtar.

I cilësuar si një përparim i jashtëzakonshëm, kura e re është kombinimi i disa ilaçeve standarde në luftën kundër HIV-it, me një medikament që vë në gjumë virusin, si dhe me një vaksinë e cila nxit sistemin imunitar të shkatërrojë qelizat e infektuara.

Megjithatë, metoda është ende në fazë hulumtimi. 50 pacientë po marrin pjesë në testet e saj, por fakti se njëri prej tyre tregoi se nuk kishte më gjurmë virusi në gjak e entuziasmoi grupin kërkimor.

1

Lufta kundër HIV-it është cilësuar si një sfidë e madhe e shëndetësisë botërore. Përpjekjet për shfarosjen e tij nuk kanë dhënë efekt dominant. Në të gjithë botën numërohen 37 milionë njerëz që jetojnë me HIV, ndërsa në një shifër thuajse të ngjashme, 35 milionë të tjerë kanë vdekur nga virusi.

I vetmi person që besohet se është shëruar plotësisht nga HIV është Timothy Ray Brown, një amerikan i cili bëri transplant të palcës kockore për të zëvendësuar qelizat kanceroze me ato të një donatori. Brown njihet ndryshe me nofkën “pacienti i Berlinit”, pasi trajtimi i tij u zhvillua në Gjermani.

/ Top Channel

Komento