Kurat natyrale kundër plakjes së flokëve dhe lëkures

Kurat natyrale kundër plakjes së flokëve dhe lëkures

Kurat natyrale kundër plakjes së flokëve dhe lëkuresPlakja është një proces natyror që nuk mund të parandalohet, megjithatë, për fatin tuaj të mirë, shenjat e plakjes që manifestohen në lëkurë – rrudhat e lëshimi i lëkurës – dhe në flokë – flokët e thatë e të brishtë – mund të trajtohen, dhe atë në mënyrë krejtësisht natyrale.

Andaj, në vend se të shpenzoni para të mëdha në produkte të shtrenjta, që nuk garantojnë sukses, provoni kurat natyrale, të cilat ua kemi sjellë më poshtë, që janë dëshmuar të suksesshme në trajtimin dhe parandalimin e shumë shenjave të plakjes,transmeton gazeta Kosova Sot.

Kurat natyrale për lëkurë

Pa marrë parasysh se fshehin vijat dhe rrudhat e fytyrës, apo mbulojnë shenjat e pleqërisë, të gjitha kurat natyrale, që ua kemi sjellë më poshtë, janë një qëllim të përbashkët: t’ju bëjnë më të reja. Lëkura është organi më i madh i trupit dhe si i tillë është organi i parë që bie në sy gjatë kontaktit me njerëz, për fat të keq, është pikërisht lëkura ajo që preket më së shumti nga shenjat e pleqërisë. Megjithatë, për fatin tuaj të mirë, ka shumë ilaçe natyrale, që mund të përdoren për parandalimin dhe trajtimin e këtyre problemeve.

Image
Jogurti

Jogurti i pastër është një përbërës shumë i famshëm për trajtimin e lëkurës për shkak të acidit laktik që përmban, që ndihmon në ngushtimin e poreve si dhe në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Për më tepër, jogurti përmban zink dhe vitaminë A e C, vetitë e të cilave e mbrojnë lëkurën tuaj nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga radikalët e lirë. Ka disa receta për maska natyrale me jogurt, megjithatë jogurti funksionon për mrekulli edhe si përbërës i vetëm. E tëra që duhet të bëni është ta aplikoni jogurtin në fytyrë dhe ta lini që të qëndrojë për njëzet minuta, para se ta pastroni me ujë të ftohtë.

Image
Uthulla e mollës

Ka shumë produkte natyrale që ju ndihmojnë në rikthimin e elasticitetit të humbur të lëkurës suaj, ndërsa, njëri nga më të famshmit është uthulla e mollës. Acidi që gjendet në uthullën e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së, duke bërë që lëkura juaj të mos jetë as shumë e yndyrshme, e as shumë e thatë. Përzieni 100 mililitra uthull molle me 200 mililitra ujë dhe përzierjen e fituar derdheni në një shishe spreji, me të cilën më pastaj e trajtoni lëkurën tuaj.

Image
Vaji i kokosit dhe limoni

Kurat natyrale që përqendrohen në pastrimin e fytyrës janë shumë të rëndësishme për femrat që kanë filluar të përjetojnë shenja të pleqërisë, pasi, ilaçet e tilla natyrale përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ju ndihmojnë të çliroheni nga qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë të tjera. Përzieni 100 mililitra vaj kokosi (mund ta zëvendësoni me vaj ulliri ose vaj bajamesh) me dy lugë gjelle sheqer pluhur dhe një lugë gjelle lëng të freskët limoni. Bëjini masazh lëkurës suaj duke përdorur këtë përzierje dhe duke bërë lëvizje rrethore në lëkurë. Pastaj, pastrojeni fytyrën me një leckë të lagur para se ta pastroni me ujë të ftohtë.

Image
Kurat natyrale për flokë

Me kalimin e viteve fillon të ndryshojnë edhe flokët tuaj. Përveç thinjave, që janë pothuajse të pashmangshëm, flokët fillojnë të bëhen më të thatë dhe më të brishtë, shenja këto të plakjes së flokëve. Ndonëse disa produkte vetëm mund ta përkeqësojnë situatën, kurat natyrale ju ndihmojnë të fitoni flokë më të shëndoshë dhe më të bukur.

Image
Maska me avokado dhe mjaltë

Falë nivelit të lartë të proteinave dhe vajrave natyrale që përmban, avokado është i përkryer për maska natyrale për trajtimin e shenjave të pleqërisë. Mjalti, në anën tjetër, ka veti zbutëse, që i bie se u ofron flokëve tuaj pikërisht atë për të cilën kanë nevojë: zbutje të thellë. Përzieni 100 mililitra mjaltë me dy lugë gjelle avokado të shtypur. Mund ta shtoni edhe pak vaj ulliri. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokë të lagët dhe, pasi që ta keni lënë në kontakt për 15-20 minuta, pastrojeni mirë e mirë.

Image
Birra për shkëlqimin e flokëve

Njëra nga kurat më të pazakonta për trajtimin e flokëve është birra. Ky produkt, përveçqë ua kthen shkëlqimin e humbur flokëve të plakur, ju ndihmon që të fitoni flokë më të shëndoshë. Njëra nga alternativat është që birra të përdoret për shpëlarjen e flokëve, ndërsa, alternativa tjetër është që 100 mililitra birrë t’i përzieni me një lugë çaji vaj luledielli dhe një vezë. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokë të lagur, lëreni për rreth 15 minuta dhe përfundimisht pastrojini flokët me ujë të ftohtë.

Image
Vezët për flokët e brishtë

Ashtu si trupi, edhe flokët kanë nevojë për proteina, për këtë arsye në shumë produkte për kujdes ndaj flokëve vezët janë përbërës kryesor. Të kuqtë e vezës përmban shumë yndyrë dhe proteina, derisa të bardhtë e vezës është i mbushur me enzime, që ndihmojnë për t’u çliruar nga yndyra e padëshiruar në lëkurën e kokës suaj. Kjo është njëra nga kurat më të lehta natyrale për kujdes ndaj flokëve. Thjesht, tundeni një vezë (përdorni dy nëse keni flokë të gjatë) dhe aplikojeni në flokë të lagur, pasi që t’i keni pastruar me shampon. Pas 15 minutash, pastrojini flokët me ujë të ftohtë.

Komento