Kurat natyrale për flokë të dëmtuar

Kurat natyrale për flokë të dëmtuar

Kurat natyrale për flokë të dëmtuarParandalimi i dëmtimit të flokëve është një gjë shumë e vështirë, sidomos për femrat që kalojnë shumë kohë jashtë shtëpisë.

Megjithatë, trajtimi i flokëve të dëmtuar nuk është aq i vështirë, sidomos nëpërmjet përdorimit të kurave natyrale, që ua kemi sjellë më poshtë , transmeton gazeta Kosova Sot.

MASKA ME AVOKADO DHE VEZË

Shtypeni një avokado të qëruar dhe përzieni me një vezë. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokë. Vitaminat, mineralet dhe yndyra që gjenden në avokado dhe vezë ju ndihmojnë flokëve tuaj që ta kthejnë shkëlqimin e humbur. Lëreni maskën që ta kryej punën e vet për 20 minuta dhe pastaj shpëlajini disa herë. Përsëriteni procesin një herë në javë nëse flokët tuaj janë shumë të dëmtuar.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është i njohur për faktin që rikthen shkëlqimin dhe butësinë e flokëve. Ngroheni një sasi prej 60 mililitrash vaj ulliri. Lëreni të ftohet për disa minuta dhe pastaj aplikojeni në flokë. Mbështillini flokët dhe qëndroni në atë gjendje për 45 minuta. Përfundimisht, pastrojini me shampon.

GJALPI

Nëse keni flokë të thatë dhe të dëmtuar, bëjini masazh flokëve me një sasi të vogël të gjalpit dhe kësisoj ju ndihmoni flokëve tuaj që ta rikthejnë shkëlqimin e humbur. Lëreni gjalpin në kontakt me flokët për tridhjetë minuta, para se t’i pastroni me shampon dhe t’i shpëlani mirë për ta larguar gjalpin e mbetur.

ÇAJI

Pasi t’i pastroni flokët me shampon, shpëlajini edhe me 40 mililitra çaj të vaktë. Gjithsesi, është e rëndësishme të siguroheni që çaji të jetë i përshtatshëm për ngjyrën tuaj të flokëve, pasi që, siç e dini, çaji ndihmon në theksimin e ngjyrës së flokëve tuaj. Çaji i zi është i përshtatshëm për zeshkanet, ndërsa çaji kamomil për biondet.

UTHULLA E MOLLËS ME VAJ ULLIRI

Përzieni të bardhtë e tri vezëve, 1 lugë gjelle uthull molle dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri në një enë. Trajtojini flokët me përzierjen e fituar dhe lëreni atë ta kryej punën e vet për 30 minuta. Kjo maskë ju ndihmon që t’i riparoni flokët e dëmtuar dhe ta riktheni shkëlqimin e humbur të tyre.

VEZËT

Përveçqë mund të kombinohet me përbërës tjerë, veza mund të veprojë edhe si e vetme në trajtimin e flokëve të dëmtuar. Tundeni një vezë dhe pastaj bëjini masazh lëkurës së kokës dhe flokëve për disa minuta. Mbështilleni kokën me një qese plastike dhe lërini flokët që t’i thithin përbërësit e vezës për rreth 20 minuta, para se t’i shpëlani flokët dhe t’i pastroni si zakonisht.

Komento