Kuroni mykun e thonjëve në kushte shtëpie

myku

mykuNjë infeksion mykotik është një myk i cili futet në thonjtë e gishtave të dorës, të këmbës apo në lëkurën nën thua, zakonisht përmes një prerje të vogël.

Thonjtë e infektuar të këmbës zakonisht marrin ngjyrë të bardhë ose të verdhë.

Myku ushqehet me keratinën që gjendet në lëkurë.

Mikrosporet që ndërfuten në shtresën e lëkurës, higjena jo e duhur, përdorimi i gjatë i këpucëve, ngrohtësia, lagështia dhe errësira favorizojnë shfaqjen dhe zhvillimin e infeksionit mykotik.

Por pavarësisht kësaj ju mund të kuroni mykun e thonjve edhe në kushte shtëpie:

1.Uthulla e mollës: Uthulla e mollës është një ndër ilaçet natyrale më të mira për të kuruar mykun e thonjve. Veprimi i saj acidifikues, i përzier me atë të sodës së bukës luftojnë bakteret funginale të thonjve.
Mbushni një legen me ujë të vakët. Shtoni 1 gotë uji me thull molle dhe mbani këmbët për afro 15 minuta. Më pas shtoni 5 lugë sodë buke dhe mbajini edhe 15 minuta të tjera .

Më pas fshini këmbët me një copë pambuku. Ky veprim duhet përsëritur dy deri në tre herë në javë.

2.Vaji i arrës së kokosit: Vaji i arrës së kokosit është një ndër armiqtë e përbetuar të infeksionit mykotik të thonjve të këmbës.

Ai ka përmbajtje antibakteriale dhe antioksiduese. Merrni pak vaj kokosi dhe masazhoni thonjtë e dëmtuar disa here gjatë ditës .

Mos i lani këmbët pas masazhimit. Mjafton të mbani çorape të pastra.
3.Vaji i pemës së çajit (Tea tree oil): Vaji i pemës së çajit ka venti antikmykotike dhe antibakteriale shumë të forta. Ai shërben për të kuruar mykun e thonjve, kruarjet, lëkurën e mavijsour poshtë shputës dhe morthin.
Duke qenë se vaji i pemës së çajit është shumë i koncentruar, ai duhet të hollohet para përdorimit. Bashkoni një lugë gjelle me vaj të çajit të pemës, gjysmë luge vaj ulliri dhe gjysmë luge vaj esencial portokalli. Përzieni të tri vajërat derisa masa të lidhet.

Me ndihmën e një tamponi pambuku ose garzë sterile lyeni thonjtë e dëmtuar dhe mbajeni për 30 minuta.

Gjithashtu mund të mbushni një legen me ujë të vakët dhe të hidhni 4- 5 pika vaji të pemës së çajit. Mbajini për 15- 20 minuta. Këto dy receta duhen përdorur 2 herë në javë.

Komento