Home » Uncategorized » Kush rrezikohet me shume nga semundja e kockave

Kush rrezikohet me shume nga semundja e kockave

Grate kane nje rrezik 8 here me te larte se burrat per te zhvilluar osteoporoze. Keshillat per ta parandaluar dhe trajtuar semundjen

Semundja e osteoporozes, ose demtimi i kockave, nuk eshte ende e njohur si duhet ne vendin tone. Nderkohe qe, pervec kesaj, mungon informacioni per menyrat e parandalimit te saj, por edhe per trajtimin e te semureve, i cili tashme eshte i mundshem.

Statistikat boterore tregojne se 1 ne 3 femra dhe 1 ne 5 meshkuj te moshes mbi 50 vjec jane te prekur nga semundja e kockave, ndersa ne vendin tone, sipas mjekeve, kjo shifer mund te jete edhe me e larte, per shkak te kushteve te veshtira te jeteses dhe shkalles se ulet te diagnostikimit. Indi kockor eshte nje ind i organizimit njerezor qe eshte ne ndertim te vazhdueshem. Ne kushte normale ekziston nje ekuiliber midis proceseve qe shkaterrojne kocken dhe atyre qe e ndertojne ate. Humbja e mases kockore fillon si te burri dhe te gruaja pasi kane kaluar 35 vjetet. Por te femrat kjo theksohet edhe me shume ne menopauze e pas saj. Gjashte vjet pas menopauzes vihet re nje humbje e konsiderueshme e mases kockore, e cila ka te beje drejtperdrejt me mungesen e estrogjeneve. Ne disa raste humbja e mases kockore mund te jete aq e madhe, sa mund te coje ne thyerje te kockave ne menyre spontane (pa ndonje shkak te vertete). Ne kete rast thuhet se gruaja paraqet osteoporoze.

Te rrezikuarit

Grate kane nje rrezik tete here me te larte se burrat per te zhvilluar osteoporoze. Fillimisht shenjat e osteoporozes jane: pakesim i mases kockore, zvogelim i gjatesise se kockes, demtime te lokalizuara, shtypje ne nivelin e vertebrave, sidomos atyre te mesit, demtime te kycit te dores, qafes se femurit ose edhe ne vende te tjera, kur gruaja peson nje traume, qofte edhe te vogel. Osteoporoza shkakton dhimbje vetem ne rastet e thyerjeve dhe te demtimit te vertebrave. Dhimbjet e kyceve, nga te cilat ankohen grate pas periudhes se menopauzes, nuk jane te lidhura me osteoporozen. Rreth 25-30 per qind e grave ne menopauze preken nga osteoporoza. Sipas mjekeve, per ta parandaluar ate eshte e rendesishme qe te individualizohen me pare grate qe jane me te rrezikuara nga kjo semundje. Perkrah femrave edhe meshkujt jane te rrezikuar nga semundja e osteoporozes. Sipas mjekeve, burrat mbi 50 vjec jane te rrezikuar per te pesuar fraktura te shkaktuara nga osteoporoza, e cila eshte edhe me kercenuese se kanceri i prostates tek ata. Sipas disa studimeve te eksperteve amerikane ortopede, delikatesa e kockes mashkullore eshte me e rendomte sesa mendohet edhe pse disa here e lene pas dore, por ata jane me te ekspozuar ndaj kesaj semundjeje per shkak te alkoolit dhe dietave te rregullta, shpesh me mungesa proteinash, te cilat gjenden shume te qumeshti. Alkooli, ne te kundert, demton melcine dhe ndryshon metabolizmin e vitamines D, e nevojshme per te ngjizur kalciumin ne kocke.

Parandalimi

Per te parandaluar osteoporozen, sipas mjekeve, duhet qe qysh ne periudhen e femijerise dhe adoleshences te ndiqet nje aktivitet fizik i pershtatshem, si: ecje ne kembe, me biciklete, berja e ekskursioneve te perditshme, ose te pakten tri here ne jave dhe ndjekja e nje regjimi ushqimor korrekt, me pak mish dhe shume fruta, perime, zarzavate, qumesht (te skremuar, ne qofte se ekzistojne probleme te yndyrave ne gjak), djathe, kos etj. Gjithashtu, duhet te nderpritet ose te pakesohet perdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Nje kujdes i vecante duhet pasur nga rrezimet, sepse shtojne rrezikun e thyerjeve te kockave. Marrja e kalciumit cdo dite, e shoqeruar me vitamine D, eshte gjithashtu e rendesishme, por per kete duhet me pare te keshilloheni me mjekun. Per arsyet e permendura me siper, eshte e rendesishme te ndiqet nje regjim ushqimor i ekuilibruar dhe i larmishem, por ne te njejten kohe duhet te kryhen ushtrime fizike te pakten tri here ne dite. Afrimi i periudhes se menopauzes mund te jete edhe nje mundesi per te ndryshuar disa zakone te te ushqyerit jokorrekt. Rregullat e te ushqyerit mund te ndihmojne gruan per te ndjekur nje regjim ushqimor te mire si per vete, ashtu edhe per te gjithe familjen. Perdorni larmi ushqimesh, por qe gjithnje te jene sa me te fresketa. Perdorni sa me shume fruta e zarzavate. Filloni vaktin me sallate ose me supe me zarzavate. Pakesoni vaktet me mish (jo me shume se 4 here ne jave) dhe zevendesojini ato me ushqime me zarzavate. Ulni perdorimin e yndyrave gjate pergatitjes se ushqimeve. Pakesoni sa me shume qe te jete e mundur perdorimin e embelsirave. Hani fruta, por jo menjehere pas ngrenies se vaktit.

Cfare eshte osteoporoza

Osteoporoza eshte nje semundje e sistemit skeletor, e karakterizuar nga masa e ulet kockore dhe perkeqesim mikro-arkitekturor i indit kockor, duke rritur brishtesine e kockes dhe riskun e frakturave. Frakturat ne shtylle, ne legen dhe ne kyce jane me te hasurat.

Ne gjuhen popullore kjo semundje quhet hollim i kockes.

Pasojat e semundjes

Dhimbje shpine

Humbje ne gjatesine trupore

Deformim (protuberant abdomen)

Reduktim ne funksionet pulmonare

Po ashtu osteoporoza sjell edhe renie te theksuar te cilesise se jeteses. Kjo per shkak te humbjes se vetevleresimit, deformimit trupor, varesise nga qetesuesit, crregullime ne gjume, depresion dhe humbje e pavaresise.

Si parandalohet osteoporoza

Osteoporoza, qe eshte semundje e hasur shume shpesh dhe mund te preke cdonjerin prej nesh, mund te parandalohet nepermjet disa veprimeve qe duhet te njihen dhe zbatohen nga te gjithe:

Ushqime me kalcium, sic jane bulmeti

Marrja e vitamines D ne sasi te mjaftueshme

Ushtrime dhe aktiviteteve fizike

Mospirje e duhanit dhe alkoolit ne sasi te tepruara

Jetese e rregullt

Diagnostikimi ne kohe

Perhapja e semundjes

Osteoporoza prek me shume grate dhe moshat e thyera

200 milione gra ne bote jane te rrezikuara nga osteoporoza

1/3 e grave ne moshen 60-70 vjec jane te prekura nga kjo semundje

2/3 e grave mbi 80 vjec kane osteoporoze

30 per qind e grave mbi 50 vjec kane nje ose me shume fraktura vertebrale

1 ne 5 burra mbi moshen 50 vjec ka nje frakture te shkaktuar nga osteoporoza

Tre llojet e osteoporozes

Osteoporoza qe shihet me shpesh te grate. Nje nga faktoret qe e mbron kocken prej qelizave shkaterruese eshte estrogjeni, i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve te grate rreth 45 vjec vjen duke u pakesuar deri ne humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhe quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkaterruese rrisin punen e tyre.

Osteoporoza qe shihet te moshat e medha, sidomos pas moshes 45 vjec, ku dominon shkaterrimi i kockave, i cili pas moshes 70 vjec theksohet akoma dhe me shume, sa qe me nje renie edhe nga nje lartesi teper e vogel mund te shkaktoje thyerje te kockes.

Osteoporoza qe ka lidhje me perdorimin e kortizonit te personi. Si per shembull te pacientet qe per shkak te astmes, alergjise, semundjeve reumatizmale perdorin kortizon per nje kohe te gjate.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress