HomeTeknologji Kutia e zezë për automobilanë Teknologji Sipas raportit të publikuar nga BBC, shoqata britanike Automobile Association (AA) ka paralajmëruar një policë të re sigurimi e cila do të bazohet në të dhënat e mbledhura nga një “kuti e zezë” e vendosur në automobil. Kjo kuti e zezë do të duhej të përcjellë shpejtësinë, forcën dhe kohën e frenimit, dhe rrugët nëpër të cilat vozitet automobili. Me leje adekuate të gjykatës këto të dhëna po ashtu do të mund të përdoreshin edhe për caktimin e fajësisë tek aksidentet automobilistike. Po ashtu thuhet që vozitësit të cilët vozisin me shpejtësi të mëdha do të marrin postë elektronike nga AA me të cilën ua tërheq vërejtjen për të zvogëluar shpejtësinë. Edhe pse tek aplikimi i këtij sistemi ashiqare ka shumë çështje të lidhura me shkeljen e privatësisë, shfrytëzuesit mendohet të joshen me kursimet e mëdha financiare. AA nuk do të instalojë kutitë e zeza pa pëlqimin e shfrytëzuesve, kurse atyre që pranojnë u ofrojnë kursime edhe deri në 850 funte në vit nëse u përmbahen rregullave për vozitje të sigurt. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat! Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin …
në Këshilla të ndryshme Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni …
në Këshilla Seksuale Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat! Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale, duhet të …