Ky është lëngu kundër fryrjes dhe gazrave

Ky është lëngu kundër fryrjes dhe gazrave

Ky është lëngu kundër fryrjes dhe gazraveNëse shpesh vuani nga fryrjet në stomak, gazrat apo gromësija ju paraqesim lëngun natyral, i cili mund të jetë zgjidhja për problemet tuaja.,raporton Gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: Gjysmë ananasi të vogël për nga madhësia; Gjysmë koke apo 2 kërcell të koprës; 2 kërcell selino me gjethe; 1 pjesë rrënjë të xhenxhefilit, të madhësisë 2-3 centimetra. Të gjithë përbërësit i përzieni. Shtoni pak ujë, sipas nevojës, që masa të jetë e lëngshme. Ta konsumoni në lukth të thatë derisa dhimbjet nuk zhduken.

Madje, këtë mund ta bëni deri në momentin kur flora e zorrës në tërësi tymos ripërtërihet. Ananasi është i pasur me enzima, të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit. Selino parandalon mbajtjen e ujit dhe gromësimat. Kopra dhe xhenxhefili ndikojnë në pastrimin e florës së zorrës. Mu për këtë arsye ky kombinim i fortë mund të zgjedhë problemin e fryrjeve në stomak dhe problemeve me tretjen e ushqimit.

Komento