Lajme të mira nëse konsumoni 1 vezë në ditë

6

6Të konsumuarit një vezë në ditë mban larg me 12 përqind goditjet në zemër. Të dhënat vijnë nga një studim i ri që hedh poshtë mitin se vezët janë të këqija për zemrën.

Rezultatet e ekspertëve në fakt tregojnë tërësisht të kundërtën. Konsumi i vezës ul infamacionin që mund të çojë në sëmundje të zemrës.

Shkencëtarët studiuan dietën e rreth 300 mijë personave të rritur dhe dolën në konkluzionin se 1 vezë në ditë e ul shansin për t’u prekur nga goditjet në zemër me 12 përqind.

Ndonëse nuk gjetën impakt me sëmundjet e zemrës, studimi sugjeron se e ul rrezikun me 3 përqind.

Një vezë përmban rreth gjashtë gramë proteina, si dhe vitamina E, D, A dhe antioksidantë si luteinë dhe zeaxanthin.

Studimi u realizua nga Instituti EpidStat i Michigan./tvklan.al

Komento