Lakra dhe trangujt turshi, rrepa dhe kefiri, janë ilaçe për gjithçka

Lakra dhe trangujt turshi, rrepa dhe kefiri, janë ilaçe për gjithçka

Lakra dhe trangujt turshi, rrepa dhe kefiri, janë ilaçe për gjithçkaParaardhësit tanë kanë jetuar në marrëdhënie të afërt me natyrën dhe ajo u ka ndihmuar në mënyra të ndryshme.

Për t’i ruajtur ushqimet sezonale, qëmoti njerëzit kanë menduar rruajtjen e tyre dhe përgatitjen e tyre për muajt kur nuk kanë ushqime.

Ata kanë ditur ta krijojnë procesin natyralë të quajtur fermentim. Në kulturën tonë fermentimi natyral edhe më tutje përdoret shumë, sepse jemi mësuar në gjellët me lakër turshi dhe rrepë, duke mos lënë anash kefirin dhe turshitë e tjera,transmeton gazeta Kosova Sot.

Përmes procesit të fermentimit, perimet, mishi, qumështi dhe ushqimet e tjera ruajnë vlerën ushqyese dhe cilësinë, porse janë edhe ilaç për shumë sëmundje. Pijet e fermentuara dhe gjellët janë të pasura me bakteret e dobishme që organizmit i ndihmojnë të mbetet i shëndetshëm. Konsumimi i rregullt i prodhimeve të fermentuara të qumështit me pak yndyrë mundet të zvogëlojë rrezikun nga diabeti, tipi 2. Kur ushqime të caktuara i lëmë të fermentohen, bakteret e mira dhe kërpudhat bëjnë “para-tretjen” dhe thyejnë sheqerin. Ushqimi i fermentuar si, ullinjtë, mishi dhe djathi, e forcojnë sistemin imun, e dallim të madh bën ushqimi i pasur me laktobaktere, e cila lëshon acidet e qumështit gjatë fermentimit. Perimet janë burim i atyre baktereve, prandaj nga këtu rrjedh gjithë ky interesim për lakrën turshi dhe trangujt. Gjithnjë e më popullor është edhe kefiri. Lakra turshi, si ushqim tradicional është përplot me vitamina C, B dhe K, probiotikë, acid folik, magnez, hekur dhe përbërës tjerë. Prandaj është i rëndësishëm për shërimin e çekuilibrit të florës së zorrës, sidomos pas terapisë me antibiotikë dhe kimioterapi. Përshpejton metabolizmin, pastron dhe rigjallëron mëlçinë, ngadalë- son tretjen dhe e forcon rezistencën e organizmit. Përmirëson dhe ndihmon shërimin e plagëve, e ndikon edhe te reuma dhe inflamacionet e venave dhe zbut të kruarat në lëkurë. MST/ Rrepa e fermentuar Shëruese është edhe rrepa e fermentuar, e cila duket të jetë ilaç kundër gripit, sepse jo vetëm se e forcon sistemin imun, por edhe i shkatërron ciruset. Shkaku se përmban shumë fibra dhe baktere të dobishme, rrepa e fermentuar pastron traktin tretës, si dhe ndikon kundër zhvillimit të indit yndyror. Rrepa nuk pastron vetëm trupin e njeriut, por e pastron dhe tokën në të cilën kultivohet.

KOMPRESË PËR PROBLEMET NË LËKURË

Në vendet në lëkurë me ekzemë, lëkurë të djegur ose të kruara, vendosni një kompresë me gjethen e lakrës turshi dhe e mbështillni me fashë ose garzë. E lini të veprojë për një periudhë të caktuar kohore.

LËNGU I LAKRAVE TURSHI

Lëngu i lakrave turshi, ka veti të shumta shëruese për shëndetin. Është recetë popullore për shërimin e atyre që kanë humbur dëgjimin. Në mbrëmje, para gjumit, pak pambuk zhytni në lëngun e lakrave turshi dhe e vini në vesh. Ashtu e lini dhe në mëngjes e nxirrni nga veshi. Lëngu i lakrave turshi ndikon kundër kërpudhave dhe baktereve, mbron nga inflamacionet, ndihmon te i thati dhe shëron dhimbjet e kokës pas dehjes.

HUMBJA NË PESHË ME LAKËR TURSHI

Me këtë dietë mund të humbni tre kilogramë për tri ditë dhe kështu mund ta pastroni edhe organizmin. Ditën e parë konsumoni deri një kilogram e gjysmë të lakrave turshi në shujta të radhitura. Pini shumë ujë me disa pika limon. Ditën e dytë për zamër konsumoni gjysmë kilogrami lakër, një rriskë bukë dhe disa lugë djathë të freskët. Për drekë përsërisni njëjtë, por në lakër shtoni mollë të prerë në copëza. Për darkë lakrës ia shtoni edhe dy patate të ziera, 5 gramë gjalpë, pak qepë dhe qimnon. Ditën e tretë kombinoni menynë e dy ditëve të para.

KEFIRI SHËRUES

Qumështin e derdhni në një enë prej qelqit. Hidhni kokrra të kërpudhës së kefirit. E mbuloni me një pjatë dhe e lini në temperaturë të dhomës për 24 orë. Lëngu do të trashet dhe pas kësaj kefirin duhet ta kulloni, ta derdhni në një shishe dhe ta mbani në frigorifer. Kërpudhën ta pastroni me ujë të ftohtë dhe të vakët dhe deri në përdorimin e ardhshëm ta lini në frigorifer, në ujë të ftohtë ose në qumësht. Lëngun mund ta pini për çdo ditë. Sugjerohet të filloni me konsumimin e 1 dl dhe gradualisht ta shtoni sasinë. Për terapi, pini një litër zefir në ditë.

Komento