Lakra shëron zorrët dhe mbron nga kanceri

Lakra shëron zorrët dhe mbron nga kanceri

Lakra shëron mukozën e organeve tretëse, si dhe mbron nga kanceri i gjirit. E pasur me shumë minerale, nxit sekretimin e ujit dhe parandalon sëmundjet si gihtin dhe reumën.

Cila lakër është më e mirë, e kuqja apo e gjelbra?

Edhe njëra, edhe tjetra janë përplot me vitamina C, kalcium, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, karotinë, vitamina E, K dhe B. Vetëm në lakrën turshi është e pranishme edhe vitamina U, e dobishme tek të thatit në lukth.

Lëngu nga lakra

Ndihmon tek bronkitisi (me mjaltë), sëmundjet e zorrëve, të thatit në lukth, dhembjet gjatë tretjes, kolla, qarkullimi i dobët i gjakut…Lëngu ndikon vetëm nëse është i freskët.

Si ta konsumoni lakrën turshi

Mbani mend se lakra turshi më shpesh duhet të konsumohet ashtu e pazier. Nëse e zieni do të humbisni pjesën më të madhe të acideve. Lakra turshi është shumë e pasur me kalium.

Komento