Lakra turshi – ruajtëse e imunitetit

Lakra turshi - ruajtëse e imunitetit

Lakra turshi - ruajtëse e imunitetitDimri pa lakër turshi, në popullin tonë është pothuajse i paimagjinueshëm. Qoftë sallata, mishi me lakër apo sarma, lakra është pjesë integrale e kuzhinës sonë në këtë kohë të vitit.

Ky ushqim i preferuar përmban elementet më të rëndësishme për ta ruajtur ekuilibrin biologjik të organizmit.

Lakra e ka një vlerë të ulët energjike dhe paraqet një thesar të vërtetë të vitaminave C, A, B1 dhe B2, si dhe mineralet kalcium dhe kalium, transmeton koha.net. Një gotë me rasoj dhe sallata me lakër janë terapi për ditët pas festave, të ngarkuara me ushqime të rënda dhe kalorike.

Përveç vitaminave dhe mineraleve, lakra turshi përmban edhe bakteret e acidit laktik, të ngjashme me bakteret e mira mbrojtëse në stomak, të cilat e ruajnë ekuilibrin e florës së zorrëve, e rregullojnë metabolizmin dhe e stimulojnë heqjen e toksinave.

Lakra gjithashtu ndihmon në punën e trurit dhe ruajtjen e funksioneve mendore, shëndetin e muskujve të zemrës dhe eshtrave, si dhe ndërtimin e rruazave të kuqe të gjakut. Falë zinkut, lakra e mbron edhe imunitetin tonë.

Përndryshe, në qoftë se hahet shpesh, ajo e eliminon aneminë, pagjumësinë, depresionin dhe neurozën. Ajo e parandalon avitaminozën, e shëron mukozën e traktit të tretjes, ndërsa rasoji ndihmon me kapsllëkun kronik. Për ta pasur një punë të mirë të zorrëve, mjafton që t’i konsumoni dy deri tre lugë rasoj para çdo vakti. /Telegrafi/

Komento