Largoni rrudhat me maskën me aspirin

Largoni rrudhat me maskën me aspirin

Largoni rrudhat me maskën me aspirinAskush nga ne nuk do ta refuzonte idenë që të duket më mirë dhe më rinor se sa mosha aktuale.

Shumë nga ne madje do të donim edhe t’i fshinim rrudhat e të “luftonim” kundër kohës.

Por për aq sa duket e bukur, duket edhe diçka e pamundur.

Megjithatë, ekziston një “armë” kundër plakjes, dhe nuk janë as kremërat e shtrenjta e as operacionet plastike. Është thjesht aspirini.

Aspirini përpos që ka veti mjekësorë, ka edhe shumë veti të tjera që ndihmojnë për një lëkurë të bukur dhe rinore, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është një maskë për fytyrë, që përbrës kryesor ka aspirinin.

Përbërësit:

3 aspirinë

3 lugë gjellë të lëngut të limonit

Si ta përgatisni këtë maskë, e si ta përdorni?

Shkrini aspirinat në lëngun e limonit, dhe përzieni mirë që të krijoni një pastë.

Pastrojeni fytyrën dhe më pas aplikojeni këtë pastë, e lërëni të qëndrojë në fytyrë për 10 minuta.

Pas 10 minutave, largojeni maskën duke përdorur shumë ujë.

Komento