Lehtësoni kollitjen në mënyrë natyrale

Lehtësoni kollitjen në mënyrë natyrale

Kur e ndieni acarimin e fytit, shkoni në kuzhinën tuaj që në mënyrë të lehtë të përgatisni një ilaç shumë natyral.

Disa ilaçe mund të dëmtojnë, në veçanti fëmijët, prandaj ndonjëherë është më mirë që në mënyrë të pavarur të përgatisni ilaç natyral, i cili do të ndihmojë. Megjithatë, mos i injoroni kurrë këshillat e mjekëve.

Shurupi nga mjalti, qepa dhe hudhra

Përzieni gjysmë filxhani mjaltë dhe gjysmë filxhani ujë. Shtoni qepën dhe hudhrën e prerë imët. Shtoni sherbelën, qepën, rigonin dhe trumzën. Lëreni përzierjen të qëndrojë gjatë natës. Përzierjen filtrojeni, ruajeni në frigorifer dhe përdoreni si shurup.

Mjalti, qepa dhe hudhra kanë veçori të shkëlqyeshme antimikrobiale. Mjalti vepron në mënyrë relaksuese dhe të dobishme, ashtu që do të qetësojë fytin dhe kollën. Mos e zieni përzierjen për të mos humbur veçoritë shëruese.

Sherbela, trumza dhe rigoni do të nxisin efikasitetin e ilaçit.

Nëse nuk mund të prisni që përzieja të qëndrojë gjatë natës, le të qëndrojë të paktën 10 minuta, derisa qepa të zbutet. Edhe pse do to humbë veçoritë e veta antimikrobiale, ajo ende do të mbetet efikase, ndërsa ju do ta ndieni lehtësimin para se të shkoni në shtrat.

Vaji i ricinit me hudhër

Përzieni gjysmë filxhani vaj ricini të bërë me presion të ftohtë dhe një thelb të grimcuar të hudhrës. Shtoni një lugë xhenxhefil të prerë, 3 deri 4 pika vaji eukalipti dhe gjysmë luge piper. Përzierjen aplikojeni në gjoks.

Kjo përzierje është shume efikase sepse vaji i ricinit absorbohet shumë mirë përmes lëkurës dhe përmirëson qarkullimin, ndërsa stimulon edhe sistemin e imunitetit. Xhenxhefili dhe piperi do të ngrohin trupin dhe do të hollojnë mukozën. Hudhra dhe vaji i eukaliptit ofrojnë burim shtesë të veçorive antimikrobiale.

Kjo mund të jetë paksa e pakëndshme, prandaj vishni një fanellë të vjetër para aplikimit të përzierjes. Shtresa e shtuar e rrobave do të ndihmojë te veprimi efikas, sepse do të ndihmojë te ruajtja e nxehtësisë së trupit.

Shurupi i rrepës

Përzini një lugë rrepë të prerë me një çerek filxhani me mjaltë. Lëreni të qëndrojë disa minuta, dhe pastaj përzierjen përdoreni si shurup për lehtësimin e kollës.

Rrepa nxit djersitjen, çka është e dobishme në shërimin e etheve. Kur përzihet me mjaltin do të fitoni përzierjen e cila është masë e shkëlqyeshme tek kolla, ngjirja e zërit, ftohja dhe gripi. Rrepa po ashtu nxit tretjen dhe apetitin. Megjithatë mos e pini këtë shurup në sasi të mëdha për të mos shkaktuar irritimin e stomakut.

Edhe pse mund t’u duket që është ide e mirë të shtoni vaj eterik në shurupin shtëpiak kundër kollës, mos e bëni sepse mund të paraqesë ngarkesë në mëlçi. Në vend të kësaj, vajin eterik thitheni përmes avullit. Ngroheni tenxheren me ujë, shtoni pak pika vaj eterik sipas përzgjedhjes suaj, vendosni një peshqir përmbi kokë dhe merrni frymë thellë. Kjo do të ndihmojë te hollimi i mukozës dhe pastrimi i sistemit të frymëmarrjes.

Komento