Home » Modë & Estetikë » Lekura e thate: ja cfare duhet te dini dhe te beni!

Lekura e thate: ja cfare duhet te dini dhe te beni!

Lëkura është e thate sepse mungojnë lipidet, pra “vaji”. Edhe pse ju mund te pini ujë ai avullon dhe thatësia vjen serish.

Ky fenomen vjen si pasoje e te ftohtit, erës apo edhe rrezeve te diellit. Kjo ndodh zakonisht ne dimër me disa pjese te trupit siç janë duart apo këmbët. Përveç te ftohtit ndikon edhe regjini ushqimor i pa ekuilibruat, qe lidhet me moshën apo edhe me disa patologji siç është diabeti.

Ruajeni ekuilibrin e ujit

Te pini shume ujë nuk influencon shume tek lëkura juaj. Nga ana tjetër, organizmi humb çdo dite 1.5 litër ujë (me ane te urinës, djersitjes), kështu qe kjo duhet kompensuar duke pire te njëjtën sasi lëngu ose nga një gote ujë çdo tre ore. Një hidratim i përgjithshëm garanton një hidratim te kënaqshëm te lëkurës.

Mbani një ekuilibër ushqimor

Një ushqim i shumëllojshëm përmban një sasi te caktuar lipidesh për një hidratim te mire, por nganjëherë gjate dimrit kjo nuk mjafton. Lëkura vihet para një prove te vështirë! Kjo është me e theksuar kur mbahen dieta për t’u dobësuar sepse femrat ulin sasinë e konsumimit te yndyrnave. Rezultati: lëkura qëndron zakonisht e thate.

Ushqimet me te mira kundër tharjes se lëkurës

• Lipidet, te cilat gjenden tek gjalpi dhe vaji.
• Omega-3 dhe omega-6 qe përfshijnë peshkun e yndyrshëm te deteve te ftohta, siç janë sardelet, salmoni, etj. E mira është te përdoren dy deri tre here ne jave.
• Fibrat dhe molekulat antioksiduese te cilat gjenden tek frutat dhe perimet qe duhen konsumuar çdo vakt. Te parat garantojnë një transport me te mire, pra një lëkurë te bukur. Te dytat limitojnë plakjen e qelizave.
• Vitamina C e cila favorizon prodhimin e fibrave te kolagjenit ne derme, nga e cila lëkura behet me bonifikuese. Ajo gjendet tek agrumet, kivi, majdanozi, etj.
• Vajrat nuk duhen harruar. Edhe disa bajame ne dite luftojnë tharjen e lëkurës.
• Zinku është një përbërës interesant. Gjendet tek midhjet, frutat e detit dhe tek peshku.
• Seleni është një oligo-element i cili luan rol te rëndësishëm si antioksidues për epidermën. E gjejmë tek mishi, peshku, frutat e detit, etj.

Gjestet e duhura

1. Përdorni te paktën dy here ne dite krem hidratues
2. Përdorni sapun me përbërje vajore
3. Shmangni banjat e shpeshta te trupit dhe sidomos ato me ujë shume te ngrohte.
4. Mos u ekspozoni shume ne kohe te ftohte./ikub/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

2 Responses to " Lekura e thate: ja cfare duhet te dini dhe te beni! "

  1. metja says:

    kam fetyre te thate si duhet ma mirbajm ate

  2. resmi yzeiraj says:

    Pershendetje:i lexova me kujdes keshillat e mesiperme,problemi qe kam une ka lidhje me lekuren e trupit e kam shum te thate dhe sidomos ne dimer nga te ftohtit e kam shum problem me kruhet dhe me ripet ne formen e zbokthit.
    Do i mireprisja me kenaqesi keshillat dhe sugjerimet tuaja.

    me respekt
    Resmi yzeiraj

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress