Leng rrushi kunder kancerit

Leng rrushi kunder kancerit

Pirja e lëngut të rrushit, gjithmonë është konsideruar e shëndetshme për organizimin e njeriut, e sidomos “enzima”që e përbën rrushin është mëse e domosdoshme për trurin, pasi ndihmon në ruajtjen e kujtesës

Por, studimet e fundit kanë arritur edhe në një përfundim tjetër interesant. Pirja e një gote lëngu rrushi mund të rrisë ndjeshëm efektivitetin e barnave të kancerit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Cikagos kanë shpjeguar se pirja e këtij lëngu tek pacientet ka ndihmuar të mos shfaqen efektet anësore, lidhur me dozat e larta të drogës.

Gjithashtu, studiuesit kanë thënë për Daily Mail, se pacientet të cilët kanë kombinuar barnat e veçanta antikancer kanë pasur përfitime të njëjta sikur të kenë konsumuar këto ilaçe tri herë në ditë.

Komento