Lëngjet e frutave kunder semundjeve

Lengjet kunder semundjeve

Lëngjet e frutave pa asnjë mëdyshje janë të shëndetshëm. Shijet e ndryshme ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve të caktuara, ndërsa shkencëtarët secilën ditë zbulojnë dobi të reja të këtyre “bombave” të vitaminave.

Kohë më parë shkencëtarët e zbuluan se lëngu i panxharit ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga çmenduria, ndërsa përmban edhe nitrate të cilat e stimulojnë rrjedhën e gjakut dhe furnizimit të gjakut deri në tru.

Lëngjet e shijshme dhe të ëmbla janë të shëndetshme, por duhet të kihet kujdes në sasinë që konsumohet pasi që lëngu i tepërt mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët.

Lëngu nga shega ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës. Në fakt, shega përmban koktejin e përbërësve që ndihmojnë në zvogëlimin e qelizave të dëmtuara në rastin e prekjes nga kanceri. Përveç kësaj, lëngu nga shega është përplot me antioksidues dhe shumë i dobishëm në zvogëlimin e shkallës së kolesterolit dhe luftën me sëmundjet e zemrës.

Lëngu nga grejpfruti u rekomandohet të gjithëve që dëshirojnë të humbin kilogramët pasi që është shumë i efektshëm dhe i ndihmon organizmit për të eliminuar sheqernat e tepërta.

Lëngu nga molla është i dobishëm në luftë kundër sëmundjes së Alzheimerit. Pikërisht ky lëng në tru e mban nivelin e substancave që janë vendimtare për kujtesën dhe shëndetin e trurit. Përveç kësaj, lëngu i mollës është i shkëlqyeshëm për zvogëlimin e kolesterolit dhe tretjen.

Lëngu nga qershitë është i shkëlqyeshëm për shtrëngimet dhe dhimbjet e pakëndshme të barkut. Pikërisht për këtë kjo pije e shijshme u rekomandohet vrapuesve pasi që është përplot me antioksidues të cilët janë të nevojshëm për zvogëlimin e paraqitjes së shtrëngimeve.

Lëngu nga portokalli është i efektshëm për sëmundjet e zemrës pasi që përmban sasinë e caktuar të antioksiduesve të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Po ashtu ndihmon edhe tek paraqitja e gurëve të pakëndshëm të veshkave.

Lëngu nga ananasi është i shkëlqyeshëm për personat që kanë probleme me artritin. Enzimat në këtë lëng i ndihmojnë organizmit që të tret proteinat. Përveç kësaj, ndihmon në zvogëlim e simptomave të kollitjes dhe të ftohjes, kështu që rekomandohet në kohën e vjeshtës dhe të dimrit.

Lëngu nga rrushi i zi zvogëlon rrezikun nga humbja e kujtesës, zvogëlon nivelin e kolesterolit, dhe mund të ketë efektin e njëjtë sikur edhe tabletat kundër kokëdhembjes.

Lëngu nga karota zvogëlon rrezikun nga prekja nga kanceri, forcon imunitetin pasi që përmban sasi të mëdha të vitaminës C, ndërsa falë vitaminës A ndihmon në ruajtjen e shikimit, kurse për shkak të fibrave ndihmon në tretje.

Lëngu nga domatet është i krijuar mu për ata që pëlqejnë që të rreziten pasi që zvogëlon të djegurat nga dielli. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i domateve, qoftë të ziera apo të shtrydhura, zvogëlon rrezikun nga prekja nga kanceri i prostatës.

Lëngu nga boronica është shumë i efektshëm në luftën kundër çmendurisë. Boronicat përmbajnë substanca të cilat i ndihmojnë trurit të mbetet i shëndoshë, stabilizon nivelin e sheqerit dhe zvogëlon apetitin dhe dëshirën për ushqim.

Komento