Lëngjet e pemëve të dobishme për fëmijët

Lëngjet e pemëve të dobishme për fëmijët

Në takimin e këtij viti të biologjisë eksperimentale në Kaliforni, është paraqitur edhe një tjetër hulumtim interesant. Rezultatet e këtij studimi, të realizuar në Universitetin i Louisianas, tregojnë se konsumimi i lëngjeve që përmbajnë 100% pemë, është i lidhur ngushtë me konsumimin më të mirë të sasisë së përgjithshme të lëndëve ushqyese dhe ushqimin kualitativ të fëmijëve dhe tinejxherëve.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara, fëmijët të moshave ndërmjet 2-5 vjeç, të cilët konsumojnë lëngje të pemëve, marrin shumë më tepër vitaminë C, kalium dhe magnez, ndërsa njëherit konsumojnë sasi më të vogël të sheqerit.

Konsumimi i lëngjeve të pemëve te fëmijët e moshave ndërmjet 6-12 vjeç, po ashtu është lidhur me konsumimin e sasive më të mëdha të nutricientëve bazë, por edhe fibrave ushqyes.

Te grupi i fëmijëve që nuk konsumojnë lëngje të pemëve, (të moshave ndërmjet 2-18 vjeç), është vërejtur konsumim më i vogël i nutricientëve të rekomanduar, në veçanti të vitaminës A, vitaminës C dhe folateve.

Lëngjet e pemëve të cilat përmbajnë 100% pemë luajnë rol të rëndësishëm në ushqyerjen e fëmijëve dhe tinejxherëve, sepse sigurojnë nutricientë të nevojshëm për rritje dhe zhvillim. /Telegrafi/

One Comment

  1. shumm jan tee mir keto e veqanerisht per femjiet

Komento