Lëngu i limes kundër kolerës

Lëngu i limes

Sipas fondacionit Mateljan George, pirja e lengut te limes eshte një mbrojtës i fortë kundër kolerës e cila eshte një infeksion akut i traktit intestinal që shkaktohet nga ushqimi apo nga uji që eshte kontaminuar me bakterien Vibria kolera.

Hulumtuesit ja atribuojne këtë efekt mbrojtës komponimeve aktive te gjendura në lëngun e limes te quajtura glycosides flavonol.

Kur hulumtuesit përfshine lëngun e limes në vaktet kryesore ne ato vendet ku kishte rene kolera,u pa se dhe duke pire kete leng u gjet mbrojtja kunder kesaj sëmundjeje.

Vitamina C
Lëngu i limes është një burim i shkëlqyer i vitaminës C,
shkruan Fondacioni Mateljan George ai përmban 72.6mg te kësaj vitaminë esenciale në çdo filxhan. Në librin “Hani te luftoni Kancerin” shkencëtari kërkimor J. Robert Hatherill Ph.D shkruan se në të kaluarën e largët, qeniet njerëzore kishin nje tradite
të gjatë të te ushquerit me ushqime qe kishin permbajtje vitaminen C.Trupi i njeriut e ka humbur aftesine per ta prodhuar kete vitamine esenciale.
Si rezultat, ne vetëm mund të marrin vitaminë C, nga burimet të tilla si fruti i limes dhe agrumet.Në qoftë se trupi nuk merr sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine,
kjo rezulton në një sëmundje potencialisht fatale te quajtur skorbut

Efektet antiskorbut
Lengu i limes ka veti anti-skorbut.Pirja e lengut te limes eshte i dobishëm në trajtimin dhe parandalimin e skorbutit. Skorbuti është një çrregullim serioz dietik që rezultohet
nga një mungesë e vitaminës C. Ai është i karakterizuar nga lëkura e ashpër, me luspa, e thatë, si dhe gjakderdhje dhe mishrat e përflakur . Ai gjithashtu shkakton plagë me nje sherim te ngadalte dhe ul aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Kanceri
Sipas fondacionit Mateljan George frutat e limave janë të pasura me komponimet aktive te quajtura liminoide të cilat jane antioxidant të fortë me veti anti-kancerogjene.
Hulumtuesit tregojne se limonoidet ndodhen natyrshem ne keto fruta
pothuajse me te njëjtën sasi si vitamina C.

Komento