Lëngu i panjës është kurues sëmundjesh

Lëngu i panjës është kurues sëmundjesh

Kush tha se të gjitha ushqimet e shëndetshme janë pa shije dhe për këtë arsye nuk janë shumë të ngrënshme?

Një kërkim në Universitetin Rhode Island, i udhëhequr nga dr. Navindra Seeram dhe i prezantuar në takimin e American Chemical Society, tregoi se shurupi panjës, përveç të qenit i ëmbël është dhe i mirë për shëndetin, sepse përmban substanca shumë të dobishme.

Shurupi i panjës është një lëng i ëmbël, i prodhuar kryesisht në Kanada, që përmban lëng panje nga sheqeri i panjës me sheqer panje të zi.

Shumë nga vetitë e tij ushqyese janë të njohura tashmë: është i pasur me kripëra minerale, është ëmbëltues natyror me kalori të ulët (rreth 250 kalori në 100 gram të produktit). Duke studiuar lëngun, studiuesit zbuluan se shurupi i panjës është i dobishëm për luftimin e diabetit, infeksionet dhe kancerin.

Ai përmban rreth 20 substanca kimike që janë të shëndetshëm për organizmin dhe antioksidantë që kanë efekte antidiabetikë, antibakterialë dhe antikancer.

Gjithashtu, thonë studiuesit, shurupi i panjës nëse konsumohet me masë shmang problemet e linjës.

Në të vërtetë, ata sugjerojnë se duke e përdorur atë si një ilaç të vërtetë “gatimi”, si një ushqim, i cili duhet shtuar me ushqime tona, ka efekte të rëndësishme të dobishme për shëndetin tonë.

Pra, mund të përdoret jo vetëm për t’u kënaqur me shijen e ëmbël, por edhe për qëllime shëndetësore.

Komento