Lëngu i portokallit i dëmshëm për meshkuj

Lëngu i portokallit i dëmshëm për meshkuj

Është parë se lëngu i portokallit e rritë rrezikun nga paraqitja e sëmundjes së quajtur giht (inflamacioni i nyjave) si te femrat, po ashtu edhe te meshkujt, por te këta të fundit rreziku është më i madh

Femrat që pinë vetëm dy gota lëng portokalli në ditë, janë për dy herë më të rrezikuara se do të sëmuren nga gihti (inflamacioni i nyjave), pohojnë shkencëtarët amerikanë. Gihti është një formë e artritit që haset te 1.5% e popullatës. Meshkujt janë për katër herë më të rrezikuar nga kjo sëmundje, por gjatë 20 viteve të fundit edhe numri i femrave të prekura nga kjo sëmundje është dyfishuar.

Ekspertët thonë se niveli i lartë i sheqerit të pemëve (fruktoza) mund ta rritë nivelin e thartirës urike, e cila kur të ekzistojë në sasi të mëdha, shtresohet në nyja, të cilat më pas ënjten dhe shkaktojnë dhembje të madhe.

Më parë mendohej se kjo sëmundje lidhej me një stil pasiv të jetës, me ushqime që përfshijnë mish dhe alkool, por tani dihet se kjo sëmundje ka edhe faktorin e saj gjenetik. Mënyra më efikase për parandalimin e gihtit, është zvogëlimi i nivelit të fruktozës në organizëm.

Vitin që shkoi, një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Bostonit zbuloi se gihti prekë 3,5% të grave të moshës nga 60 deri 69 vjet, 4,6% te ato të moshës nga 70 deri 79 vjet, si dhe te 5,6% te gratë më të vjetra se 80 vjet.

Komento