Home » Ushqim » Lëngu i shegës per shendet te mire

Lëngu i shegës per shendet te mire

Lëngu i shegës per shendet te mireShega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve. Vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin.

Vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më i fuqishmi në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin.

Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtëzakonshëm dhe të lehtë. E nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës.

Megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë. Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor. Gjithashtu përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat.

Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë. Autorët e ketij studimi shpjegojnë se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilët forcojnë muret e enëve të gjakut.

Nëse pini çdo ditë një gotë lëng shege, kjo mund të jetë një mënyrë natyrale për të parandaluar dhe luftuar arteriosklerozat. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmon për aktivizimin e substancave oksiduese.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress