Lengu i orizit një pastrues i mirë për fytyrë

lengu

lenguUji i orizit është i pasuruar me vitamina e minerale, të cilat kanë efekt pozitiv në flokë e lëkurë

Madje sipas historisë, femrat në Kinë e Japoni bënin dush me ujin që pastronin orizin. Më poshtë keni recetën se si mund të realizoni pastruesin tuaj.

Do ju duhen:

Gjysmë filxhan oriz
2 filxhanë ujë

Fillimisht shpëlani orizin me ujë të pastër. Më pas vendoseni orizin në një enë bashkë me 2 filxhanët e ujit dhe lereni për 15-30 minuta. Përziejeni vazhdimisht derisa uji të fillojë të zbardhet. Me këtë lëvizje ai do të nxjerrë gjithë vitaminat e mineralet në ujë, duke krijuar një pastrues natyral për lëkurën dhe flokët tuaja.

Më pas mbani vetëm ujin dhe vendoseni në një vazo, ku mund ta ruani deri në 1 javë.

Si ta përdorni:

Me një copë pambuk që më parë e keni lagur me këtë ujë, bëni lehtësisht masazh për pak minuta. Më pas lereni lëkurën të thahet vetë.

Pas disa përdorimesh do të shikoni që lëkura do të bëhet më e butë dhe plot ndriçim. Mund ta përdorni çdo ditë si pjesë të pandashme të rutinës ndaj kujdesit të lëkurës.

Komento